Flash

Kanye West martohet me stilisten e tij

Lapsi.al 13 January 2023
Kanye West martohet me stilisten e tij

Kanye West është  martuar  me stilisten e Yeezy, Bianca Censori në një ceremoni sekrete.

Reperi u pa me një unazë martese , megjithëse është e paqartë nëse dyshja kanë paraqitur një certifikatë për ta bërë bashkimin ligjërisht të detyrueshëm, raporton TMZ. Censori ka punuar si dizajner  për markën e tij Yeezy për disa vite, zbuloi profili i saj në LinkedIn. Dasma e tyre vjen vetëm dy muaj pasi Ye finalizoi divorcin nga Kim Kardashian.

Fituesi i shumë Grammy-ve ka qëndruar kryesisht nën radar që nga lëshimi i disa deklaratave antisemitike vitin e kaluar. Karriera e tij ishte në rrezik pasi ai shkroi në Twitter se  do të sulmonte popullin hebre . Kur u ndesh me reagime të kundërta, ai vazhdoi të mbronte komentet e tij. Kanye gjithashtu u përball me kritika pasi  shfaqi bluzat "White Lives Matter" në shfaqjen e Javës së Modës në Paris. Kjo bëri që reperi të humbiste disa bashkëpunime biznesi me kompani të modës. Dhe nuk humbi vetëm biznesin. West gjithashtu u largua dhe u përball me akuza nga ish gruaja e tij, Kim Kardashian. Kardashian ka treguar se ajo dëshiron të fshehë polemikat e shumta të tij nga katër fëmijët e tyre: North, 9, Saint, 7, Chicago, 4, dhe Psalm, 3./Lapsi.al

Të këshilluara

Ashley Tisdale zbulon se vuan nga alopecia

Aktorja Ashley Tisdale ka zbuluar së fundmi se vuan nga alopecia, një çrregullim autoimun që shkakton rënien e flokëve. “Alopecia dhe humbja e flokëve janë m...

17:28

Lista e nominimeve të "iHeartRadio"

iHeartRadio publikoi së fundmi listën e nominimeve. Shfaqja që feston artistët dhe këngët më të luajtura nëpër stacionet iHeartRadio dhe aplikacionin në 2022. ...

14:50

Ndahet nga jeta muzikanti Jeff Beck

Kitaristi i njohur, Jeff Beck është ndarë nga jeta në moshën 78 vjecare. “Në emër të familjes së tij, me pikëllim të thellë  ndajmë lajmin për ndarjen nga je...

14:37

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI