Flash

Fibank – Grup Bankar Europian së shpejti në Eurozonë

Lapsi.al 13 January 2023
Fibank – Grup Bankar Europian së shpejti në Eurozonë

Bullgaria pritet të adoptojë euron dhe të bëhet shteti i 21-të anëtar i Eurozonës. Leva është pjesë e mekanizmit të kursit të këmbimit, ERM II që prej datës 10 korrik 2020. Të qënit në proçesin e anëtarësimit në Eurozonë sjell ndikimin e saj pozitiv në mjedisin e biznesit në vend si dhe në të gjithë rajonin.

Fibank është tashmë pjesë e Bashkimit Bankar Europian duke u konsoliduar dita-ditës si një grup financiar me aktivitet bankar në Bullgari, Maqedoni, Qipro dhe Shqipëri. Grupi Fibank po forcon dita ditës pozicionin e tij me rreth 30 vite eksperiencë me zhvillim të vazhdueshëm, tejkalim të sfidave dhe përmirësim të pandërprerë.

Fibank aspiron të vazhdojë të jetë një nga bankat më të mira në rajon, e njohur si një bankë me rritje të shpejtë, inovative, e orientuar drejt klientit, duke ofruar produkte dhe shërbime të shkëlqyera për klientët e saj, duke garantuar karrierë të shkëlqyer për punonjësit e saj dhe duke kontribuar në komunitet. Banka do të vazhdojë të zhvillojë zgjidhje të teknologjisë së lartë duke u ofruar klientëve të saj mundësi për të kryer transaksione bankare nga çdo vend i botës në çdo kohë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI