Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

“Aktiv1st”/ Shtohet presioni mbi administratën para fushatës së 14 Majit

Lapsi.al 13 January 2023
“Aktiv1st”/ Shtohet presioni mbi administratën para
Rreth një javë më parë, kryeministri Rama u shfaq në një video në Instagram i rrethuar nga një grup socialistësh duke thënë “Patronazhisti është ç’është, po aktivisti…”. Shikoni videon më poshtë:
 
Vieë this post on Instagram
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Me fjalën “aktivisti”, Edi Rama i referohet një aplikacioni në celular, që socialistët e kanë krijuar për ta bërë më të lehtë presionin dhe kontrollin e punonjësve të administratës shtetërore në shërbim të fushatës elektorale për 14 Majin. [caption id="attachment_792990" align="alignnone" width="2560"] Aktiv1st, aplikacioni i PS për kontrollin e aktivitetit të punonjësve publikë në rrjetet sociale[/caption] Aplikacioni quhet “Aktiv1st”. Platforma elektronike, në dukje është një aplikacion i rëndomtë që bën bashkë anëtarët e një partie politike. Por realisht po përdoret për t’i detyruar punonjësit e administratës shtetërore të bëhen pjesë e aktivizmit politik të Partisë Socialiste nëpërmjet pëlqimeve, shpërndarjeve dhe komenteve në postimet e kryeministrit Rama, ministrave dhe kreut të bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj. Më konkretisht, çdo punonjës i administratës fillimisht detyrohet të krijojë një profil për përdorimin e aplikacionit. Në aplikacion janë të postuara në mënyrë kronologjike mesazhet më të fundit që Rama, Veliaj dhe ministrat kanë bërë në rrjetet sociale për të cilat kërkohet sa më shumë interaktivitet. Në bazë të komenteve, të shpërndarjeve apo të pëlqimeve që një përdorues bën në postimet e Ramës, Veliajt dhe ministrave, ai vlerësohet nëpërmjet një sistemi pikëzimi. Sa më shumë pëlqime, shpërndarje dhe komente, aq më shumë pikë fiton përdoruesi. Sa më shumë pikë në aplikacion, aq më shumë vlerësohet punonjësi në dikasterin e administratës ku punon.
Aktiv1st mbështetet tek një sistem pikëzimi, i cili ndërveprimet me platformen on-line i përkthen në vlerësim të pasqyruar në "leaderboard", sipas të cilit do të vlerësohen dhe individët, të cilët shfaqin më shumë iniciativë” thuhet në prezantimin e platformës në Google Play dhe App Store.
Pse duhet një sistem pikëzimi? Nëse aplikacioni do të përdorej thjesht nga antarët e Partisë Socialiste, pëlqimet/shpërndarja dhe komentet do t’i liheshin vullnetit të tyre të lirë. Por kjo nuk mjafton. Sepse sistemi i pikëzimit duhet për të kontrolluar punonjësit e administratës shtetërore. “Nëse pikët e grumbulluara në aplikacion janë të pakta, vjen një thirrje nga burimet njerëzore, shoqëruar me vërejtje verbale” tha për Lapsi.al një punonjës i administratës që kishte refuzuar deri tani përdorimin e aplikacionit. Ndërkohë një tjetër, punonjës i Bashkisë së Tiranës rrëfeu se gjatë orëve të mbrëmjes merrte rregullisht mesazhe apo telefonata nga drejtues të ngarkuar me monitorimin e pëlqim/shpërndarje dhe komentet për postimet e Veliajt në rrjetet sociale. Më parë monitorimi i punonjësve të administratës në rrjetet sociale bëhej manualisht. Tashmë aplikacioni “Aktiv1st” e bën më të thjeshtë presionin për të pabindurit, të cilët do të kenë pak pikë në aplikacion. Me afrimin e fushatës zgjedhore, presioni është në rritje. “Aktiv1st” është në vazhdën e sistemit të patronazhimit, një “Vëlla i madh” i modelit shqiptar i krijuar nga Partia Socialiste që tenton rikthimin e partisë-shtet, përmes ofrimit të shërbimeve shtetërore nga strukturat politike./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI