Flash

1.2 mln€ mashtrim/ Arlind Gjokutaj s’paraqitet në gjykatë, i shtruar në spital

Lapsi.al 13 January 2023
1.2 mln€ mashtrim/ Arlind Gjokutaj s’paraqitet në gjykatë,

Këtë të premte Gjykata pritet të japë masën e sigurisë për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, së bashku me zyrtarin e këtij institucioni, Fatmir Hoxhaj dhe Alban Rulin, përmbarues. Gjokutaj nuk është paraqitur në seancë. Mësohet se prej dy ditësh Gjokutaj është shtuar në spital për shkak të problemeve të tij me zemrën.  Në gjykatë janë Fatmir Hoxhaj, drejtor i çështjeve juridike në këtë ministri dhe Alban Ruli, përmbarues privat.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/WhatsApp-Video-2023-01-13-at-10.03.18-AM-1.mp4"][/video]

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë se Financave Arlind Gjokutaj, drejtori i shërbimeve mbështetëse dhe një përmbarues privat ranë në pranga të mërkurën. Ata akuzohen nga Prokuroria e Tiranës se nëpërmjet shpërdorimit të detyrës i kanë shkaktuar shtetit 1.2 milion euro dëm. Ata firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 mln euro Ilir Thanës, duke e trajtuar si ish-pronar. Por ai nuk e kishte një status të tillë. Nga kjo shumë, Ilir Thana mori vetëm 400 mijë €, teksa pjesa tjetër e parave Thanës do t’i kalonte në muajt në vijim. Kjo nuk nodhi pasi skema e mashtrimit u pikas.

Përfituesi i parave, Ilir Thana u arrestua disa javë më parë për 2 vepra penale. Më pas Prokuroria e Tiranës iu drejtua gjykatës, e cila urdhëroi arrestimin e zyrtarëve të Ministrisë së Financave.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Për ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirat në orët e ...

07:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI