Flash

SPAK bën bilancin për dhjetorin, 9 procedime penale me 90 të pandehur

Lapsi.al 12 January 2023
SPAK bën bilancin për dhjetorin, 9 procedime penale me 90 të

Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit ka bërë një 'bilanc' të punës për muajin dhjetor 2022. SPAK ka deklaruar se gjatë dhjetorit janë paraqitur 8 kallëzime penale, ku për 5 prej tyre nuk ka filluar ende hetimi. Po ashtu, gjatë dhjetorit SPAK ka sekuestruar 16 pasuri dhe 5 subjekte.

Janë regjistruar 7 procedime penale, nga të cilët, 2 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 5 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Njoftimi i SPAK:

Janë paraqitur 8 kallëzime penale, nga të cilat, për 5 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve. Janë regjistruar 7 procedime penale, nga të cilët, 2 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 5 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Janë dërguar për gjykim 9 procedime penale me 90 persona të pandehur, nga të cilët, 2 procedime me 40 persona të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 7 procedime me 50 persona të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme, janë miratuar nga Gjykata e Posaçme masa sigurimi personal ndaj 2 personave nën hetim.

Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm, janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 4 vendime themeli, janë deklaruar fajtorë 21 persona të pandehur.

Në kuadër të ligjit antimafia janë dhënë nga gjykata 2 vendime sekuestrimi sipas të cilëve janë sekuestruar:

12 pasuri të paluajtshme;

4 pasuri të luajtshme;

5 subjekte tregtare.

Janë ekzekutuar gjithsej 4 vendime penale të formës së prerë; nga këto, 1 (një) vendim ka marrë formë të prerë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë. 3 në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për 12 të dënuar. Janë vënë në ekzekutim 2 letërporosi ardhur nga autoritetet e huaja të drejtësisë. Janë dërguar 6 letërporosi për ekzekutim pranë autoriteteve të huaja. Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e 6 shtetasve shqiptarë. Janë transmetuar pranë autoriteteve të huaja 4 kërkesa për ekstradimin nga Jashtë në Shqipëri të shtetasve shqiptarë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI