Flash

Si hekurudha shqiptare po shkon në pikën e “vdèkjes”

Lapsi.al 12 January 2023
Si hekurudha shqiptare po shkon në pikën e

Transporti hekurudhor në vendin po shkon në pikën e “vdekjes” teksa transporti i mallrave dhe i pasagjerëve ra më tej më 2021, raportoi INSTAT.

Gjatësia e rrjetit hekurudhor në shfrytëzim në vend ishte 224 km në vitin 2021. Në shfrytëzim janë linjat hekurudhore, Durrës – Librazhd 100 km, Gjorm – Kufi 93 km, Durrës – Kashar 31 km.

Transporti hekurudhor i mallrave kryhet në distanca 0-49 km dhe 50-150 km. Volumi i mallrave që transportohet sipas distancës 50-150 km është 66,5 mijë ton, ose 88,3 % e mallrave të transportuara me transport hekurudhor.

Transporti Hekurudhor i mallrave Transporti hekurudhor i mallrave rezultoi 25,11 milionë ton-km në vitin 2021, i cili krahasuar me vitin 2020 paraqitet me rënie prej 3,5 %.

Deri në vitin 2015, transporti hekurudhor i mallrave realizohej vetëm nga Hekurudha Shqiptare sh.a ndërkohë në vitin 2016, filluan të operojnë edhe subjekte private në transportin hekurudhor të mallrave.

Në 2021, transporti i kryer nga subjektet private zë pjesën më të madhe të transportit hekurudhor të mallrave në vend me 88% në ton dhe 77% në ton-km. Mallrat e transportuar klasifikohen sipas Klasifikimit Standart Evropian (NST 2007), i zbatuar në Shqipëri prej vitit 2019. Sipas klasifikimit NST 2007, 88,1 % e mallrave të transportuar me hekurudhë e zënë qymyri dhe linjiti, nafta bruto dhe gazi natyror si dhe 10,2 % janë produkte metalike dhe të minierave dhe produkte të tjera të guroreve.

Në lidhje me shkëmbimet tregtare me hekurudhë (import+eksport) në vitin 2021, janë shkëmbyer me jashtë 33,4 mijë ton mallra nga të cilat 11,3 mijë ton janë shkëmbyer me Malin e Zi.

Në vitin 2021, 24.018 pasagjerë kanë përdorur transportin hekurudhor si mjet për udhëtim, ku krahasuar me një vit më parë numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me këtë lloj transporti është rritur me 33,8 %. Në grafikun më poshtë paraqitet numri i pasagjerëve për km, për periudhën kohore 2019-2021./Monitor.al

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI