Flash

Përjashtimi i deputetëve/ Alibeaj në realitet tjetër: Unë jam drejtuesi i PD

Lapsi.al 12 January 2023
Përjashtimi i deputetëve/ Alibeaj në realitet tjetër:

Në delir të plotë, Enkelejd Alibeaj ka komentuar vendimin e tij për përjashtimin nga grupi parlamentar i PD-së të 4 deputetëve demokratë.

Në një prononcim për gazetarët nga Saranda ai tha se është pikërisht ai drejtuesi i PD pas largimit të Bashës, duke nënvizuar qartë; Jam unë përfaqësuesi i demokratëve.

“Gjej rastin të ndodhem mes demokratëve të Sarandës jo vetëm për të festuar por edhe për të diskutuar gjendjen dhe situatën politike së pari në Sarandë, sfidat që na presin, por edhe për zhvillimet lart në qendër. Unë jam drejtues i PD pas shkëputjes së Lulzim Bashës. Unë jam përfaqësues i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare. Unë e kuptoj fare mirë hallin e atyre që herë pas here bëjnë këto lëvizje agresioni. Eshtë hall i Sali Berishës dhe Edi Ramës. Jam mësuar tashmë me këto etiketime duke më venë në krah të Edi Ramës. Media e ka bërë publike se kush ka qenë bashkë me Edi Ramën. Ata që janë bashkë kanë arësye hallet e tyre personale." - u shpreh Alibeaj.

Mes te tjerave ai shtoj se është dakord qe demokratet te shkojnë bashke ne zgjedhje.

Kujtojmë se Alibeaj përjashtoi nga grupi i PD-së, Oerd Bylykbashin, Belind Këlliçin, Tritan Shehun si dhe Agron Shehajn.

Lexo më tej: Ç’ndodhi pas kuintave/ Enkelejdi, Beu butaforik i PD 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI