Flash

Parashikimi i motit: Temperatura deri në 13 gradë

Lapsi.al 12 January 2023
Parashikimi i motit: Temperatura deri në 13 gradë

Parashikimi i motit sipas MeteoAlb: Masat e ftohta me origjine veri-verilindore tashmë kanë depërtuar duke sjellë, mot kryesisht të kthjellët por të ftohtë në të gjithë territorin e vendit. Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në orët e mesditës duke u luhatur nga -4°C deri në 13°C. Era do të fryjë e ftohtë nga verilindja duke arritur shpejtësinë deri në 40 km/h për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Vranësirat e shpeshta do të vijojnë të dominojnë të gjithë territorin e Kosovës deri në pasdite, ku parashikohet që në zonat veriore dhe pjesërisht Qendrore vranësirat të gjenerojnë reshje të pakta dëbore. Ndërsa zonat perëndimore dhe Jugore do të jenë me mot të qëndrueshëm, KU do të kenë edhe intervale me kthjellime. Mbrëmja dhe nata do të sjelli alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin.

Maqedoni e Veriut

Territori i MV do të përfshihet nga masat ajrore të ftohta dhe të qëndrueshme, të cilat do të sjellin në vend alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë orëve të para të ditës. Ndërsa pasditja do të theksojë përkohësisht vranësirat në një pjesë të mirë të MV, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI