Flash

Ndryshon rregullorja e Maturës, Kushi: Nxënësit mund të kërkojnë testin e korrigjuar

Lapsi.al 12 January 2023
Ndryshon rregullorja e Maturës, Kushi: Nxënësit mund të

Ministria e Arsimit, Evis Kushi në konferencën që po mban për mediat theksoi disa ndryshime që do të bëhen në Maturën Shtetërore. Ministrja u shpreh se nxënësit do të kenë mundësi që të kërkojnë testin e korrigjuar. Gjithashtu do të ngrihen komisione të veçanta që do të shqyrtojnë ankesat e nxënësve.

“I pari është provimi i informatizuar për programin mjekësi e përgjithshme. Do të zhvillohet në mjediset e qendrës së shërbimeve arsimore. Fondi i pyetjeve për nxënësit që duan të studiojnë mjekësi të përgjithshme është gati. I kanë pyetjet atje dhe do të shmangë problemin që ndonjë pyetje mund të jetë jashtë programit apo mund të ketë gabime shkencore. Ky problem që kemi pasur në ndonjë rast eliminohet sepse konstatohet para 6 muajsh. Rregullorrja e re e Maturës shtetërore ku është shfuqizuar neni që nuk lejonte rivlerësimin e testit. Për shkak të kohës së kufizuar që ne si ministri kishim për të korrigjuar dhe nxjerrë testet në kohën e duhur ishte e pamundur. Por i kemi marrë të gjitha masat që të ketë komisione të veçanta në shkolla. Nxënësit do të kenë të drejtë që të marrin testin e korrigjuar por nëse do të ketë gabime do të ngrihet një komision për transparencë të plotë.”, tha Kushi.

Të këshilluara

Shkrumbohet nga flakët një banesë në Fier

Një banesë është djegur mëngjesin e sotem në Grecalli të Fierit. Kanë qënë fqinjet ata që kanë lajmëruar të alarmuar sherbimin zjarrfikës. Mësohet se ndërtesa i...

08:28

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI