Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Meta zbulon “përplasjen” me Bardh Spahinë në Shkodër

Lapsi.al 12 January 2023
Meta zbulon “përplasjen” me Bardh Spahinë në

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar një pakënaqësi me kryebashiakun e Shkodrës Bardh Spahia pas zgjedhjeve të 6 marsit 2022. Meta tha se Partia e Lirisë e ka përkrahur Spahinë edhe pse ai sipas tij pretendon se fitorja ka qenë meritë personale.

“Në atë kohë nuk ka pasur Parti të Lirisë. Unë kam qenë President. Megjithatë në rastin konkret është ideja që ka pasur përkrahje nga Partia e Lirisë. Ka pretendime nga pala tjetër se nuk ka pasur. Ka pasur edhe disa probleme me kryetarin e ri të Shkodrës, në drejtim të respektimit të kontributeve, por kjo nuk ka lidhje me atë që vjen në 14 maj”, - tha Meta në një intervistë në Report TvMeta tha se në zgjedhjet e 14 majit socialistët kanë “zero shanse” që të marrin Shkodrën, apo ndonjë nga bashkitë e këtij qarku.

“Zero shanse për të gjitha bashkitë në qarkun Shkodër”, tha Meta. Kreu i Partisë së Lirisë komentoi edhe largimin e deputetit Agron Çela tek Partia Socialiste. Sipas Metës ky kapërcim nuk do ta ndryshojë fatin e Shkodrës ndërsa e cilëson të pamoralshëm mënyrën si Çela iku pa e njoftuar. Meta tha se Çela nuk ka mbajtur që prej 25 prillit asnjë qëndrim kundër qeverisë në Kuvend dhe nuk ka votuar kundër saj.

“E pamoralshme është që iku pa njoftuar. Pa thënë mirupafshim. Unë kështu e mendoj. I pëlqen më shumë ta hedhë vallen atje. Gjithë kjo makineri propagandistike për një deputet që s’ka folur kurrë në parlament kundër qeverisë. Në një parti që ka 4 deputetë, ishte e drejta e tij të mos fliste, kurrë s’ka votuar kundër qeverisë. Në një parti që një deputet ka vlerën e 3-4 mandateve. Kurrë nuk ka votuar kundër qeverisë. Ka qenë gjithmonë tek Edi Rama. Ça ka humbur opozita këtu?

Mendoj se PL dhe ish-LSI është mësuar me fenomene të tilla. Në Fier na iku deputeti dhe i dyti pas deputetit mori dyfishin për LSI pastaj. Është hapur rruga për 2 mandate në Shkodër. Ai ashtu e ka gjykuar, shumë mirë s’ka asnjë shqetësim. Ai nuk e ndryshon fatin e Shkodrës. Mund të dëmtonte më shumë duke mos ikur me PS. Është qesharake. Bëhet fjalë për një deputet që s’ka folur kurrë në parlament kundër qeverisë dhe s’ka votuar njëherë kundër. Nuk mendoj se opozita ka humbur ndonjë gjë”, - tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident i trefishtë në Korçë

Një aksident ka ndodhur sot në mbrëmje në qytetin e Korçës. Tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë e aksidentit nuk ka persona të dëmtuar por ...

19:45

Ndryshojnë rregullat e Maturës Shtetërore

Këtë vit çdo maturant do ketë mundësi të kërkojë rivlerësim të provimeve të maturës. Ndryshimin në rregullore e ka sqaruar edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit ...

17:42

23 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbro...

18:20

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI