Flash

Elon Musk personi që ka humbur më shumë pasuri në histori

Lapsi.al 12 January 2023
Elon Musk personi që ka humbur më shumë pasuri në histori

Multimiliarderi Elon Musk ka thyer një tjetër rekord botëror, por këtë herë për keq. Faqja zyrtare “Guinnes World Records” ka bërë me dije se Elon Musk ka thyer rekordin si personi që ka humbur më shumë pasuri në histori.

Sipas saj, që prej nëntorit të vitit 2021 deri në dhjetor 2022, Musk ka humbur rreth 165 miliardë dollarë nga pasuria e tij.

Shifrat bazohen në të dhënat nga botuesi Forbes, por Guinness tha se burime të tjera sugjeruan se humbjet e Musk mund të ishin edhe më të larta se kaq.

Kjo vjen pas rënies së vlerës së aksioneve në firmën e makinave elektrike Tesla, pasi ai bleu Tëitter vitin e kaluar.

Blerja e Twitter-it për 44 miliardë dollarë ka sjellë shqetësime tek investitorët. Ata mendojnë se Elon Musk nuk po i kushton vëmendje të mjaftueshme kompanisë Tesla.

Humbjet e Musk që nga nëntori 2021 tejkalojnë rekordin e mëparshëm prej 58.6 miliardë dollarësh (47 miliardë paund), të pësuar nga investitori japonez i teknologjisë Masayoshi Son në 2000.

Humbja e vlerësuar bazohet në vlerën e aksioneve të tij, të cilat mund të rifitojnë vlerën e tyre, që do të thotë se pasuria e Musk do të rritet përsëri.

Në dhjetor, shefi i Tesla-s humbi pozicionin e tij si personi më i pasur në botë nga Bernard Arnault, shefi ekzekutiv i kompanisë franceze të mallrave luksoze LVMH, e cila zotëron markën e modës Louis Vuitton.

Sipas Forbes, Musk tani ka rreth 178 miliardë Dollarë (152 miliardë Paund), ndërsa Bernard Arnault ka një vlerë të vlerësuar prej 188 miliardë Dollarësh (155 miliardë Paund).

Të këshilluara

Lista e fituesve të ‘Golden Globes 2023’

Së fundmi janë shpallur  çmimet e këtij viti ‘Golden Globes 2023’ Pasi u hoq nga transmetimi mes polemikave për mungesën e diversitetit, shfaqja e çmimeve ësht...

12:30

James Cameron konfirmon vazhdimet e 'Avatar'

James Cameron ka konfirmuar së fundmi se do të ketë disa vazhdime të Avatar. Gjatë një interviste në "Who's talking with Chris Wallace?" Cameron tha: “Duket sik...

15:02

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI