Partia Demokratike është duke luajtur aktin e radhës të një drame të turpshme që dëshmon rënien e saj të pandalshme. Nga njëra anë, një grupim deputetësh janë mbledhur për të shkarkuar me shumicë votash Enkelejd Alibeajn, pas qëndrimeve të tij personale dhe shpesh në kundërshtim me interesat e opozitarizmit. Nga ana tjetër, ky i fundit, ka përjashtuar, me një varg argumentash, sa qesharakë po aq edhe absurdë, katër pjestarë të grupit parlamentar për të ndryshuar ekuilibrin e numrave që do të sanksiononin largimin e tij përfundimtar.
E gjithë kjo betejë meskine po zhvillohet në sfondin e gjërë të një tjetre, asaj se kujt i takon të përfaqësojë partinë më të madhe të opozitës; Berishës që ka shumicën e anëtarësisë, apo grupimit të dytë që kanë trashëguar nga Basha, vulën e dikurshme që njihet ende gjykata, regjistrimin në KQZ, apo firmën për të kontrolluar llogaritë bankare të partisë. Në pamje të parë, secila nga palët mund të ketë të drejtë. Foltoristët e kanë me prova se ata janë shumicë, e provuan këtë që nga kuvendi i 11 dhjetorit e deri në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Lexo me tej: