Flash

Berisha: Alibeaj mjeran. Po bën lojën e Edi Ramës

Lapsi.al 12 January 2023
Berisha: Alibeaj mjeran. Po bën lojën e Edi Ramës

“Ka një, dy apo tre persona që shkelmojnë mbi veten e tyre dhe bëjnë lojën e Edi Ramës. Janë në funksion të Edi Ramës për të asgjësuar PD-në. Ata nuk përfaqësojnë asgjë përveç interesave të Edi Ramës dhe të tyre”. Janë fjalë të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha për situatën e përplasjeve brenda partisë që vijon ende. Berisha është i bindur se kjo është një lojë e Ramës nëpërmjet ndikimit në gjykata.

“Gjykata e këtij vendi ka vendosur për Kuvendin e 11 dhjetorit. Në botë nuk ka vend që ai vendim nuk regjistrohet në regjistër përveç se në Tiranë me urdhër të Edi Ramës. Ai është vendim përfundimtar dhe regjistrohet automatikisht në regjistër. Ai është ligji që kur shoqëritë kanë vendosur që shoqatat dhe partitë t’i regjistrojnë në gjykatë, të jenë të lira dhe jo nëpër ministrira. Ky është dallim mes vendeve të lira dhe jodemokratike. Në vendet jodemokratike, regjistrohen në ministri e jo në gjykatë, kurse në vendet e lira shoqatat dhe partitë regjistrohen në gjykatë” – tha Berisha në një intervistë në Syri TV.

Sipas tij synimi i Ramqës është që të asgjësojë PD-në.

“Gjithçka është në shkelje të çdo ligji, rregulli është një përpjekje e Ramës për të asgjësuar PD dhe pluralizmin. Është një armik i egër i kësaj partie dhe pluralizmit. Jo zotëri, gjykata ka vendosur, ai vendim kurrë nuk mund të ndalohet për tu regjistruar” – thotë Berisha që më pas komenton edhe nismën e deputetit Ervin Salianji për të shkarkuar Enkelejd Alibeajn.

“Sali Berisha do të pranojë atë që pranojnë deputetët e PD-së” – përgjigjet shkurt Berisha që më pas nuk i kursen akuzat për Alibeajn.

“Nuk ka asnjë lidhje me janarin e vitit të kaluar. Alibeaj është një mjeran i keqpërdorur deri në palcë nga Rama dhe e dirigjon në mënyrën më të neveritshme në çdo seancë, Taulant Balla. Kaq. Nuk ja vlen të flasim për këtë. Ai është përdorur prej tyre në çdo rast. Opozita është në përballje me Edi Ramën. Alibeaj është një mjeran që keq shfrytëzohet prej tij. Ne e kemi problemin me Edi Ramën jo me njeri tjetër” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident i trefishtë në Korçë

Një aksident ka ndodhur sot në mbrëmje në qytetin e Korçës. Tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë e aksidentit nuk ka persona të dëmtuar por ...

19:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI