Flash

Arrestohen dy burra nga Fieri, ushtruan dhunë ndaj një të miture dhe bashkëshortes

Lapsi.al 12 January 2023
Arrestohen dy burra nga Fieri, ushtruan dhunë ndaj një të miture

Dy persona janë arrestuar nga policia e Fierit. Një 36-vjeçar me iniciale S. M. është kapur në flagrancë duke dhunuar vajzën e mitur. Ndërkohë një shtetas tjetër, po 36 vjeç, me iniciale B. R. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i Policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. M., 36 vjeç, banues në Cakran, Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur;

B. R., 36 vjeç, banues në Zharrëz, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Q., 30 vjeç, banues në Suk 2, Roskovec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortit të nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. B., 48 vjeçe, banuese në fshatin Cermë Sektor, Divjakë, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës, një shtetas tjetër.

Të këshilluara

Shkrumbohet nga flakët një banesë në Fier

Një banesë është djegur mëngjesin e sotem në Grecalli të Fierit. Kanë qënë fqinjet ata që kanë lajmëruar të alarmuar sherbimin zjarrfikës. Mësohet se ndërtesa i...

08:28

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI