Flash

Zëdhënësja ruse: Kurti dhe Zelensky janë nazistë

Lapsi.al 11 January 2023
Zëdhënësja ruse: Kurti dhe Zelensky janë nazistë

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, janë nazistë. Në një opinion të publikuar në Telegram, Zakharova shkruan se Kurti dhe Zelensky vetëm pretendojnë se e kundërshtojnë etiketimin si neonazistë, por së shpejti do ta pranojnë këtë edhe pse kanë mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së. Zakharova përmend idenë e Ministrisë së Kulturës në Kosovë për të rinovuar shtëpinë e dikurshme të Xhafer Devës.

"Autoritetet aktuale në Kosovë, një territor separatist, vendosën të përjetësojnë kujtimin e Xhafer Devës në sfondin e një përshkallëzimi midis Prishtinës dhe Beogradit. Prishtina është e gatshme të shpenzojë 300 mijë euro për të restauruar një ndërtesë të vogël trekatëshe ku ky bashkëpunëtor nazist dhe kriminel lufte ka jetuar gjatë okupimit. Kjo po ndodh pavarësisht protestave të shprehura nga shoqatat hebraike, madje edhe nga ambasadori gjerman. Megjithatë, Prishtinës nuk mund t'i kushtohej vëmendje, dhe patronët e saj – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe BE-ja, kanë heshtur.

Nuk është se janë në siklet; ata në fakt janë shumë të lumtur. Në fund të fundit, të gjithë ata Kurti, Zelensky dhe të tjerë që pëlqejnë t’i këndojnë lavdi Ukrainës, vetëm pretendojnë se kundërshtojnë etiketimin si neonazistë. Unë mendoj se së shpejti do të thonë: "Po, ne jemi nazistë", por çfarë mund të bëni nëse BE-ja na sponsorizon ndërsa Shtetet e Bashkuara na furnizojnë me armë?”, - shkruan Zakharova cituar nga Koha Ditore. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI