Flash

VIDEO/ Putin turpëron në publik ministrin e financave: Mos bëj si budalla

Lapsi.al 11 January 2023
VIDEO/ Putin turpëron në publik ministrin e financave: Mos bëj si

Presidenti rus Vladimir Putin i bëri një turpërim publik njërit prej zëvendëskryeministrave të tij në takimin e parë të qeverisë për këtë vit. Ai e pyeti Denis Manturov, i cili është gjithashtu ministër i tregtisë dhe industrisë se pse po “mashtronte” në vend që të prokuronte aeroplanë të rinj për vendin. Videoja e sikletshme është publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti.

Manturovit iu dha përgjegjësia për industrinë ruse të mbrojtjes në korrik. Në atë kohë ai kishte mbështetjen e Putinit. Madje ai e shoqëronte atë në udhëtime të ndryshme. Por me Rusinë nën sanksione dhe kërkesën për pajisje ushtarake në rritje për shkak të luftës në Ukrainë, detyra e tij është mjaft sfiduese. Në pamjet e publikuara, Putin përdor një ton tallës duke i thënë Manturovit se puna e tij kishte marrë "shumë, shumë, shumë kohë" ndaj i kërkoi që të shpejtonte.

Manturov kishte për detyrë të lidhte kontrata me vlerë 175 miliardë rubla (2.56 miliardë dollarë) për kompaninë ajrore shtetërore, Aeroflot. Putini ishte i zemëruar pasi tha se asnjëra prej tyre nuk ishte gati. Në pamje, Manturov shihet me sytë e ulur në tavolinë ndërsa Putin bën gjeste në mënyrë sarkastike.

"Pra? Kur do të zgjidhet kjo? Asnjë kontratë" - pyeti Putin që më pas i drejtohet atij me emër. “Denis Valentinovich, je gati të ikësh, por nuk ka ende kontrata."  Turpërimi vazhdon për gati 1 minutë. 12 persona të tjerë në lidhje online qëndrojnë të heshtur. Disa duken të zhytur në dokumente.

"Pse po mashtron? Kur do t'i kemi kontratat?" – pyet Putin. “Le t’i japim fund kësaj. Çfarë kuptimi ka të debatojmë këtu me ju? Drejtorët më thanë [nuk ka kontrata]. Vërtet. Pse po bën budallain?” – e mbylli Putin dhe i dha vetëm 1 muaj afat për t’i dorëzuar ato.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI