Flash

'Vetting administratës pas vjedhjes në banesën e Klosit?'/ Manja: S’e ndalon korrupsionin

Lapsi.al 11 January 2023
'Vetting administratës pas vjedhjes në banesën e

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në një konferencë për mediat, është pyetur nga gazetarët nëse është e nevojshme të ketë vetting edhe në administratë. Kjo pyetje ka ardhur nisur nga rasti i ish-zyrtares Alda Klosi, në banesën e të cilës punonjësja që kishte marrë për mirëmbajtjen e banesës grabiti shuma të konsiderueshme parash. Manja tha se vetting-u nuk do të mund të parandalonte plotësisht korrupsionin. Sipas tij dikush mund të dalë i pastër në vetting, por më pas përfshihet në korrupsion. Manja tha se për këto raste janë agjencitë ligjzbatuese ata që veprojnë.

 “Kur diskutohet vetingu e jep efektin. Rëndësi ka që në kulturën e shqiptarëve pavarësisht janë në administratë apo jo është ngulitur fjala veting, dhe kjo është një masë parandaluese më vete. A duhet të ketë veting në gjithë qelizat e administratës publike? Nuk mendoj që është masë permanente qe parandalon fenomenet kriminale, vetingu është fotografi e momentit për një zyrtar, po pasi ta bëjnë vetingun çfarë do ndodhë?

Ja rezultoi i pastër një zyrtar dhe mori certifikatën e pastërtisë nuk do të thotë që fitoi imunitet ndaj korrupsionit. Ndaj janë agjencitë ligjzbatuese e sistemi i drejtësisë, të gjitha kanë përgjegjësi sa i takon korrupsionit apo fenomeneve kriminale. Gjithë agjencitë kanë përgjegjësi për korrupsionin apo fenomenet kriminale. Nëse i bëjmë vetting asaj, ja doli që ishte në rregull, por nesër fillon avazin. Sa i takon zyrtarëve të lartë publik, ka disa mekanizma që i kontrollojnë”, tha ai.

Të këshilluara

Himarë/ Përfshihet nga flakët një banesë

Një banesë një katëshe në zonën e kampingu të Jalës është përfshirë nga flakët. OSHE ka ndërprerë energjinë elektrike në të gjithë zonën si masë sigurie për të ...

11:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI