Flash

Shabani: Në Shqipëri kam parë liderë fetarë të korruptuar

Lapsi.al 11 January 2023
Shabani: Në Shqipëri kam parë liderë fetarë të

Kryetari i nismës “Thurje” Endri Shabani ka bërë një deklaratë që ka zgjuar mjaft reagime. I ftuar në emisionin “Top Story” në TCH ku po diskutohej për korrupsionin ai theksoi idenë e mekanizmit të kontrollit qytetar mbi pushtetin qendror.

Shabani tha se në Shqipëri janë të korruptuar jo vetëm politikanët, por edhe liderët fetarë. Sipas tij mjafton që një njeri të ketë pushtetin dhe korrupsioni do të jetë i pandashëm deri në momentin që qytetarët nuk e kontrollojnë përfaqësimin politik.

“Në sistemin që në kemi nuk kemi si qytetarë mekanizma kontrolli. Në Britani është mekanizmi ku ti si qytetar ja pret mandatin në mes kryeministrit, kryetarit të bashkisë apo deputetit që fillon e devijon. E dyta është sistemi zgjedhor që inkurajon qytetarët që vota e tyre të konvertohet në një përfaqësim politik. E treta është referendum, pra ka disa instrumente ku qytetari mbron interesat e veta. Ne këtij ia kemi heq gjithë pushtetin qytetarit dhe e kemi përqendruar në 4 – 5 duar.

Unë këtu kam parë edhe liderë fetarë të korruptohen, pra pushteti të korrupton. Ajo që mbetët është mekanizmi i kontrollit qytetar, pra në momentin që shihet se dikush po devijon, qytetari e merr pushtetin mbrapsht por e kemi dobësuar, nuk ka çfarë t’i bëje kryeministrit.

Ne nuk e zgjedhim dot drejtorin e institucionit. Atë e zgjedh politikani, por në momentin që ne nuk kemi instrumente kontrolli mbi politikanin s’kemi as tek vartësi. Ky është themeli i problemit. Zgjidhja nuk vjen nga zgjedhja e njerëzve të kualifikuar jashtë, kishte gjyqtarë të paformuar. Futëm më të formuar por jo domosdoshmërisht ra korrupsioni. Ngrihet profesionalizmi, por nuk bie korrupsioni” – tha Shabani. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI