Flash

Sekuestrohen cigare me pulla të falsifikuara, arrestohet 55-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 11 January 2023
Sekuestrohen cigare me pulla të falsifikuara, arrestohet 55-vjeçari

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Ai është kapur duke shitur mallra kontrabandë. Mësohet se në pranga është vënë shtetasi Arjan Deliu, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tij në rrugën "Hamdi Pepo", policia gjeti dhjetëra steka me cigare të llojeve të ndryshme. Ato dyshohet se janë të kontrabanduara dhe me pulla fiskale të falsifikuara. Kësisoj cigaret u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI