Flash

Rama shtron darkë për drejtorët e policisë, iu jep udhëzimet për zgjedhje

Lapsi.al 11 January 2023
Rama shtron darkë për drejtorët e policisë, iu jep

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë mbrëmje për një darkë drejtorët e Policisë së Shtetit në 12 qarqet e vendit. Lapsi.al mëson se darka po mbahet te vila qeveritare Nr.30 në zonën e ish Bllokut në Tiranë. I pranishëm është edhe ministri i Brendshëm, Çuçi dhe kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Bëhet fjalë për një darkë informale, ku Kryeministri me siguri do të japë porositë për zgjedhjet lokale të 14 majit. Dihet që nën pushtetin e Edi Ramës, Policia e Shtetit në çdo zgjedhje është bërë palë me pushtetin. Kujtoni cfarë ndodhi në Elbasan, kur Ardi Veliu mohoi me zë dhe figurë ekzistencën e listave të zgjedhësve dhe paratë në makinën e të ndjerit Pjerin Xhuvani. Në zgjedhjet e vitit 2017 Rama arriti kulmin duke iu kërkuar policëve të dilnin në fushatë e të mblidhin vota për Partinë Socialiste.

Nuk ka asnjë dyshim që Policia e Shtetit ka qenë dhe është palë me Rilindjen na cdo masakër zgjedhore. Kjo ka për të ndodhur edhe kësaj radhe. S’ka sesi Edi Rama të reflektojë pas 10 vitesh në pushtet për të hequr dorë nga përdorimi politik që i bën Policisë së Shtetit. Ndërkohë të premten kryeministri ka lënë gjithashtu një takim tjetër në Pallatin e Kongreseve me drejtorët e përgjithshëm. Fokusi është po i njëjtë; Patronazhistët, aktivistët... masakra zgjedhore. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI