Flash

Plasin polemikat/ Gazetarja e CNN shkon shtatzënë në Ukrainë

Lapsi.al 11 January 2023
Plasin polemikat/ Gazetarja e CNN shkon shtatzënë në Ukrainë

Gazetarja e CNN, Clarissa Ward është shtatzënë në muajin e pestë dhe po punon "në front" në Ukrainë. Kjo ka shkaktuar mjaft diskutime. Ka pasur nga ata që kanë fajësuar drejtuesit. Të tjerë e kanë quajtur papërgjegjshmëri të vetë gazetares. Ka edhe komente se gazetarja po rrezikon fëmijën e saj. Kuptohet që gazetarja ka marrë edhe shumë mesazhe inkurajuese. Përgjigjet i ka dhënë vetë gazetarja në një intervistë për revistën “People”.

"Mund të jetë mjaft sfiduese të qëndrosh këtu. Udhëtime të gjata dhe në të ftohtin e ashpër dhe duhet të jesh e kujdesshme ndaj vetes, por i kujtoj vetes se mijëra gra ukrainase e përjetojnë këtë çdo ditë" - thotë Ward. Ajo ishte nga korrespondentet e para që në nisje të luftës në shkurtin e vitit të kaluar. Në atë kohë qëndroi mbi 12 javë në Ukrainë.

"Natyrisht që është një përvojë ndryshe të kthehesh në Ukrainë në javën e 20-të shtatzënë. Unë nuk do të shkoj në vijën e parë të luftës. Ekipi ynë ka punuar shumë për të gjetur të gjitha objektet spitalore përgjatë rrugës sonë" – rrëfen ajo.

Për Ward ky është fëmija i tretë. Ajo dhe burri i saj Philipp von Bernstorff janë tashmë prindër të Caspar (2 vjeç) dhe Ezra (4). Padyshim që ka nga ata që kundërshtojnë se gratë ukrainase nuk e kanë zgjedhje të qëndrojnë në front. Gazetarja u përgjigjet se ndihet mirë. Nuk ka të përziera, ka "shumë energji" dhe se nuk është ende aq shumë pranë fundit të shtatzënisë. ©LAPSI.al

CNN's Clarissa Ward stops reporting to help elderly in Ukraine | The Hill

See moment that made Clarissa Ward stop reporting and help | CNN

In Ukraine, Female War Reporters Build on Legacy of Pioneers

CNN's Clarissa Ward Caught in Russian Shelling Attack With Ukrainian  Paramedics (Video)

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI