Flash

Përndiqte një grua në Mallakastër, arrestohet 27-vjeçari

Lapsi.al 11 January 2023
Përndiqte një grua në Mallakastër, arrestohet

10 persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale. Uniformat blu bëjnë me dije se një 27-vjeçar me inicialet K.S., ka rënë në pranga pasi ka përndjekur një shtetase.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin K. S., 27 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ka përndjekur një shtetase”, thuhej në njoftim.

Gjithashtu policia e Tiranës në njoftimin e saj, ka bërë me dije se në pranga kanë rënë edhe disa persona të tjerë, vepra të ndryshme penale.

Njoftime:

Vihen në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin A. A., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masës e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. I., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin K. S., 27 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ka përndjekur një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale të “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Xh. P., 21 vjeç, banues në Bathore, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një përforcues grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit F. K., 39 vjeç dhe Xh. D., 56 vjeç, të dy banues në Kombinat, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– B. M., 40 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

– H. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër;

– M. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K. Si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjeri në automjetin që drejtonte 27-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Himarë/ Përfshihet nga flakët një banesë

Një banesë një katëshe në zonën e kampingu të Jalës është përfshirë nga flakët. OSHE ka ndërprerë energjinë elektrike në të gjithë zonën si masë sigurie për të ...

11:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI