Flash

Përjashtimi i deputetëve/ Berisha akuzon ashpër Alibeajn

Lapsi.al 11 January 2023
Përjashtimi i deputetëve/ Berisha akuzon ashpër Alibeajn

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur nga selia blu për vendimin e Enkelejd Alibeajt për përjashtimin e katër deputetëve demokratë nga grupi parlamentar.

Në prononcimin për mediat, Berisha e cilësoi Alibeajn zbatues mjeran të urdhrave të Edi Ramës dhe i keqpërdorur prej tij.

“Jam marrë me probleme krejt të tjera sot. Zbatonjësi mjeran i urdhrave të Edi Ramës…I keqpërdorur në shkallën më ekstreme nga Edi Rama. Zbatoi një urdhër të Edi Ramës duke shkelmuar dhe më shumë mbi dinjitetin e tij.

E ardhmja e grupit parlamentar, do jetë një grup kompakt, i cili do të mbrojë me gjithë potencialin e vet interesat e qytetarëve. Do bëjë gjithçka për të shumëfishuar kontrollet”, tha Berisha.

Lexo më tej: Ç’ndodhi pas kuintave/ Enkelejdi, Beu butaforik i PD 

Ai u ndal më tej te rast i vjedhjes së ish-zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi. Berisha theksoi se ka një shpërthim të këtij llumi në mënyrë më të paimagjinueshme dhe akuzoi Ramën se donte të fshihte emrin e saj.

“Kjo qeveri nuk ka se ku ta kapësh më parë. Rasti i Alda Klosit mund të jetë secila nga ministret, secila nga ministrat, vetë Edi Rama, emra të tjerë. Vjen zonja me 40 metra katrorë apartament dhe bëhet me 7 apartamente, lumturon dhe të tjerë përreth saj. Ka një shpërthim të këtij llumi në mënyrë më të paimagjinueshme, më të pakonceptueshme.

Ajo që ishte po kaq përpjekja e Edi Ramës për ta fshehur emrin e Alda Klosit. Emri i Alda Klosit më është dërguar nga qytetari dixhital sapo doli skandali.

Po përpiqej të përdorej e njëjta skemë me Giknurin, Spiropalin, Ilir Beqjan e me radhë”, tha ai.

Sa i përket emrit të Ervin Salianjit si i propozuar për kreun e grupit, Berisha tha se do pranojë vullnetin e deputetëve të PD.

“Salianji është nënkryetar, kështu që unë do pranoj vullnetin e deputetëve të PD. Por u ndala në detyrat e mëdha që kanë. Ju e morët vesh skandalin e fundit të Veliajt që hapte tendera për të vjedhur vetë. Mos kujtoni se është rasti izoluarit, do mësoni shumë në të ardhmen për këtë person që nuk ka të ngopur. Ajo bashki noton në episode të tilla. Detyrat e opozitës janë të shumta sot”, theksoi Berisha.

Të këshilluara

Ekzekutohet shqiptari në Gjermani

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Freiburg, Gjermani, ku një shqiptar nga Kosova është ekzekutuar me armë zjarri. Sipas mediave gjermane raportojnë se viktim...

13:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI