Flash

Lëvizte lirshëm me armë pa leje në brez, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 11 January 2023
Lëvizte lirshëm me armë pa leje në brez, arrestohet

Ditën e sotme policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas 41 vjeçar pasi lëvizte lirshëm me armë pa leje në kryeqytet. Bëhet fjalë për shtetasin Mujao Lamaj, i cili u arrestua nën akuzën “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nga operacioni i kryer policia i sekuestroi armën e zjarrit.

Njoftim policie

Nr. 6., operacioni policor i koduar “Start 2023”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Lëvizte me armë zjarri pistoletë, Policia kap dhe vë në pranga 41-vjeçarin.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative se në rrugën “Teodor Keko”, një shtetas po lëvizte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Start 2023”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– M. L., 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Ekzekutohet shqiptari në Gjermani

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Freiburg, Gjermani, ku një shqiptar nga Kosova është ekzekutuar me armë zjarri. Sipas mediave gjermane raportojnë se viktim...

13:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI