Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Kina përsërit kërcënimet për sulm ndaj Tajvanit

Lapsi.al 11 January 2023
Kina përsërit kërcënimet për sulm ndaj Tajvanit

Kina ka përsëritur kërcënimet e saj për të sulmuar Tajvanin dhe ka paralajmëruar se politikanët e huaj, që ndërveprojnë me ishullin vetëqeverisës, po “luajnë me zjarr”. Zëdhënësi i Zyrës së Kinës për Çështje të Tajvanit tha se shteti ka përsëritur përkushtimin se “do të ruajë sovranitetin dhe integritetin territorial” dhe se “do të prishë planet për pavarësinë e Tajvanit”.

Ky ishull vetëqeverisës është ndarë nga Kina më 1949. “Mbështetja dashakeqe për pavarësinë e Tajvanit midis elementeve anti-Kinë në disa shtete të huaja, është një provokim i qëllimshëm”, tha Ma Xiaoguang gjatë një konference për media.

Kina e sheh Tajvanin si pjesë të saj dhe thotë se duhet të jetë nën kontrollin e Pekinit. Për të arritur këtë qëllim, Kina nuk ka përjashtuar as përdorimin e forcës.

Muajt e fundit, në Tajvan kanë qëndruar politikanë të huaj, përfshirë edhe tashmë ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, por edhe disa politikanë nga Bashkimi Evropian. Këto vizita janë shoqëruar me shfaqjen e forcës nga të dyja palët.

Këtë javë, ushtria e Tajvanit tha se po mban stërvitje që synojnë të sigurojnë publikun për aftësinë e shtetit për t’iu kundërvënë kërcënimeve të Kinës.

“Gjëja më e rëndësishme është që të mbajmë sigurinë në hapësirën ajrore dhe sigurinë kombëtare”, tha lejtnantëkoloneli i forcave ajrore të Tajvanit, Wu Bong-yeng.

Kina është përgjigjur ndaj vizitave të diplomatëve të huaj duke mbajtur stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë, që disa i kanë parë si përgatitje për pushtim. Pekini pothuajse në baza ditore dërgon avionë dhe luftanije drejt Tajvanit dhe shpesh ka kaluar edhe vijën prej 160 kilometrash në Ngushticën e Tajvanit që i ndan dy palët./REL

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI