Flash

Gjykata vendos të ekstradojë drejt Amerikës trafikantin indian

Lapsi.al 11 January 2023
Gjykata vendos të ekstradojë drejt Amerikës trafikantin indian

Gjykata Penale e Tiranës vendosi të ekstradojë në Amerikë trafikantin e drogërave dhe ilaçeve, Nitin Mishra. 31-vjecari nga India i cili gjatë komunikimeve të vazhdueshme i bindur se po fliste me një trafikant dhe pa e ditur ndërkohë se po komunikonte me një agjent të infiltruar të DEA-s, caktoi Shqipërinë si vendin prej nga ku do të bihej dakord për dërgesa droge drejt SHBA.

Takimi u vendos që të kryhej në tetor. Mishra udhëtoi drejt Tiranës, ku ndërkohë po e prisnin prangat gjatë një operacioni amerikano-shqiptar. Për 31-vjeçarin e njohur ndryshe edhe me emrin e dytë si Ricky Sequerra, DEA ndau me drejtësinë shqiptare informacione, ndër to edhe shenja dalluese e trafikantit, një tatuazh në kraharor ku shkruhej ‘TAHVT’.

I  riu dyshohet e nisi trafikun prej nëntorit 2019. Ai operonte nga qyteza e lindjes në Indi e duke menaxhuar disa shpërndarës në SHBA. Media vendase e konsideron Mishrën një biznesmen.

Gjatë operacionit në SHBA iu bllokuan gati 30 mijë tableta me zolpidemi, lorazepam, tapentadol e të tjera. Prokurori tha në gjykatën e Tiranës se i dyshuari kreu telefonata video-call me agjentin duke i kërkuar që hetuesi të investojë 70 mijë dollarë për trafikun e radhës dhe vendi ku do të kryheshin negociatat u la kryeqyteti shqiptar.

 

Të këshilluara

Himarë/ Përfshihet nga flakët një banesë

Një banesë një katëshe në zonën e kampingu të Jalës është përfshirë nga flakët. OSHE ka ndërprerë energjinë elektrike në të gjithë zonën si masë sigurie për të ...

11:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI