Flash

Berisha: Darka e Ramës me krerët e policisë, në shkelje të ligjit

Lapsi.al 11 January 2023
Berisha: Darka e Ramës me krerët e policisë, në shkelje

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një takim drejtorët e policisë në qarqe, ku i pranishëm ka qenë edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Për këtë ka reaguar edhe kreu i PD, Sali Berisha i cili e konsideron si një darkë elektorale, që sipas tij është një shkelje flargante e statusit të Policisë së Shtetit dhe kodit elektoral.

“Rama darkë elektorale me drejtuesit e policisë! Shkelje flagrante e statusit të Policisë së Shtetit, kodit elektoral” – shkruan Berisha që publikon edhe një SMS nga një person që e quan “oficeri dixhital”.

“Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ne një darkë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun dhe të gjithë Drejtorët e Policisë në të gjitha qarqet e vendit. Takimi po zhvillohet aktualisht në zonën e Bllokut në vilën nr. 30. Ndërkohë i pranishëm është edhe ministri i brendshëm, Bledi Çuçi” – thuhet në SMS.

Më herët lapsi.al raportoi lajmin e darkës së kryeministrit Rama me drejtorët e Policisë së Shtetit në 12 qarqet e vendit. Ndërkohë të premten kryeministri ka lënë gjithashtu një takim tjetër në Pallatin e Kongreseve me drejtorët e përgjithshëm. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Rama shtron darkë për drejtorët e policisë, iu jep udhëzimet për zgjedhje

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI