Flash

Aksidentoi këmbësoren në Vlorë, arrestohet shoferi

Lapsi.al 11 January 2023
Aksidentoi këmbësoren në Vlorë, arrestohet shoferi

Policia e Vlorës ka arrestuar mbrëmjen e sotme shtetasin me iniciale A.M pasi kishte aksidentuar me makinë një të moshuar dhe ishte larguar nga vendngjarja.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Demi” ndërsa 60 vjeçarja e aksidentuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftim policie

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë bënë arrestimin e shtetasit A. M., 50 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ky shtetas, në rrugën “Ali Demi”, duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen V. H., 60 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. M, është larguar nga vendi i aksidentit, por u kap më pas nga shërbimet e Policisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI