Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Stuhia shkakton pasoja të forta në Kaliforni, evakuohen mijëra qytetarë

Lapsi.al 10 January 2023
Stuhia shkakton pasoja të forta në Kaliforni, evakuohen mijëra

Stuhi të fuqishme goditën Kaliforninë të hënën, duke përmbytur rrugët pasi lumenjtë dolën nga shtrati. Për shkak të stuhive, mijëra persona janë urdhëruar që të evakuohen. Shërbimi Kombëtar i Motit tha se shirat do të vazhdojnë edhe gjatë të martën, teksa Kalifornia jugore pritet të goditet më së shumti. Po ashtu, pritet që edhe një stuhi e re të godasë këtë rajon në ditët në vijim.

Si pasojë e motit të keq, rrugët janë vërshuar dhe mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike. Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar një njoftim se disa zona do të Kalifornisë do të goditen nga shirat e rrëmbyeshëm.

“Shirat të martën do të përkeqësojnë vërshimet dhe do të rrezikojnë që të ketë vërshime të reja dhe rrëshqitje të dheut”, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.

Parashikuesit e motit po ashtu paralajmëruar se pjesa jugperëndimore e Kalifornisë mund të përballet me erëra që mund të arrijnë deri në 97 kilometra në orë, ndërkaq disa zona mund të përballen me shira deri në 12.7 milimetra në orë.

Si pasojë e stuhive që nisën javën e kaluar, numri i viktimave u rrit në 14, pasi të hënën edhe dy persona, përfshirë një të pastre, vdiqën për shkak të rrëzimit të druve, thanë zyrtarët shtetërorë.

Autoritetet e rrugëve në Kaliforni thanë se disa nga autostradat shtetërore janë mbyllur për shkak të vërshimeve, rrëshqitjes së dheut dhe stuhisë së borës.

Urdhër për evakuim është lëshuar në qarkun e Santa Kruzit që ka rreth 32.000 banorë.

Një djalë 5-vjeçar është zhdukur pas vërshimeve të hënën. Nëna e tij ishte duke vozitur një makinë kur ajo u mor nga uji afër Paso Robles. Qytetarët arritën ta nxirrnin atë nga makina, por djali i saj u rrëmbye nga uji. /REL

Të këshilluara

Kaosi në Brazil, çfarë duhet të dini

Trazira të ashpëra në Brazil. Vendi po tronditej të hënën pasi qindra mbështetës të ish-udhëheqësit të vendit Jair Bolsonaro sulmuan vendet e pushtetit në kryeq...

13:43

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI