Flash

Porositës i køkainës/ Dënohet me 8.8 vite burg Gentian Malindi

Lapsi.al 10 January 2023
Porositës i køkainës/ Dënohet me 8.8 vite burg Gentian

Dënohet me 8.8 vite burg Gentian Malindi i arrestuar disa kohë më parë me akuzën e ngritur nga SPAK se është prositës i 137 kg køkainë të kapura në 2019 në Portin e Durrësit.

Malindi kërkoi gjykim të shkurtuar, gjë e cila u pranua nga GJKKO. Procesi ndaj tij kishte nisur në mungesë me gjykim të shkurtuar. Pocesi ishte pezulluar prej një viti për shkak se nuk u arrestua dot nga autoritetet. Pas arrestimit, ndaj tij u riçel hetimi po me gjykim të shkurtuar, ndërsa ai dhe avokati i tij.

Ai ra në pranga të enjten e 27 tetorit në afërsi të Vorës. Ndërsa ndaj Malindi ka nisur edhe një procedim tjetër që po zhvillohet në Gjykatën Penale të Tiranës. Në momentin e arrestimit atij iu gjetën dokumente identifikimi të falsifikuara. Droga për të cilën akuzohet Gentian Malindi si pritës i saj, u kap nga autoritetet greke në Portin e Pireut, ndërsa ngarkesa u zëvendësua me oriz. Zyra e DEA-s amerikane në Athinë bashkë me autoritetet greke, ndoqën itinerarin e kontenierit, duke përfunduar në Portin e Durrësit, ku ranë në pranga Altin Myslihaka që u dënua me 10 vite burg dhe Ardian Bega i dënuar me 8 vite e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar.

Ky i fundit punonte si oficer i Sigurisë në Portin e Durrësit dhe Myslimhaka, pastrues në anijen e peshkimit “Eniëay”. Përfshirja e Malindit, u zbulua nga përgjimet por edhe nga dëshmia e të dënuarit Ardian Bega.

Të këshilluara

Goditet banda e mashtruesve në Tiranë

Policia e Shtetit ka goditur një grup kriminal të akuzuar për mashtrim më shumë se një herë në Tiranë, duke arrestuar tre persona dhe shpallur në kërkim dy të t...

14:45

Parashikimi i motit: Vijojnë reshjet e shiut

Do të vijojë nën ndikimin e motit te paqëndrueshëm territori shqiptar duke bërë që vranësirat të jenë dominate. Priten reshje dëbore në të gjithë zonën malore L...

07:52

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI