Flash

Dokumentat/ Veliaj në SPAK për tenderin fiktiv në rrugën "Xhon Belushi"

Lapsi.al 10 January 2023
Dokumentat/ Veliaj në SPAK për tenderin fiktiv në rrugën

Partia Demokratike çoi në SPAK provat se Erjon Veliaj hapi një tender fiktiv me mbi 400 milion lekë për kompaninë private që do të asfaltonte rrugën Xhon Belushi në Tiranë, ndërkohë që punimet do të kryheshin nga punëtorët e bashkisë.

Pas denoncimit që i bëri kandidati Belind Këlliçi, të premten e kaluar tek Çim Peka Live doli se, afati për dorëzimin e dokumentave përfundonte në 9 janar, ndërsa në Veliaj reklamonte punën e bërë nga Bashkia në një kronikë të parapërgatitur që u transmetua në media në datën 6 Janar. Pas denoncimit, Veliaj e anuloi tenderin por sot deputetja e PD-së Albana Vokshi dhe anëtari i kryesisë Gent Strazimiri ka depozituar në SPAK kallëzimin penal ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliajt për fasifikimin dhe mashtrimin e dokumenteve të tenderave.

Në deklaratën e saj nga SPAK, Vokshi kërkoi që SPAK të nisë menjëherë një hetim të thelluar dhe profesional ndaj Erion Veliajt, pasi kandidati i opozitës Belind Këlliçi e ka kapur në shkelje të rëndë për punimet në rrugën ‘John Belushi’.

"E vonuam një dit këtë kallëzim për faktin, se në tentativë për të mbuluar shkeljet me me fillimin e punimeve para afatit, ErionVeliaj dje konsumoi edhe dy vepra të tjera penale: atë të mashtrimit dhe të falsifikimit.

Siç e shkoni PD është e vendosur që t’i shkojë deri në fund denoncimeve, edhe duke i zyrtarizuar ato. Kush ka vjedhur, duhet të ndëshkohet. Të gjithë duhet të jemi të barabartë përpara ligjit.

Ka qenë kandidati i opozitës, Belind Këlliçi i cili e ka kapur në shkelje të rëndë, në flagrancë Erion Veliajn, i cili ka nisur punimet në rrugën ‘John Belushi’. E ka kapur në tentativë, në vjedhjen e 471 milionë lekëve të cilat do t’i kalonin fiktivisht më pas një kompanie, ku më tej do t’i përdorte për fushatë elektorale, për blerje votash. Në tentativë për të mbuluar këtë vjedhje, Erion Veliaj përsëri dje mashtroi, dhe falsifikoi dokumetat e këtij tenderi.

Kjo është arsyeja që ne jemi sot këtu, duke i kërkuar SPAK-ut që të rregjistrojë këtë kallëzim penal dhe të nisë menjëherë hetimet për Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe për veprat e mëposhtme: që janë shpërdorimi i detyrës, neni 248 i kodit penal, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankandeve publike, parashikuar në nenin 258, korrupsion aktiv në zgjedhje, përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike dhe zgjedhore, falsifikimi i dokumenteve dhe mashtrim” tha Vokshi.

Pas anulimit të tenderit, Erion Veliaj nuk dha një argument se përse bëri një hap pas nga denoncimi publik që iu bë nga kandidati i PD Këlliçi.

“Kur ne shohim që procedura zgjat përtej arsyes, sidomos në ato rrugë ku Ujësjellësi sapo ka mbaruar të gjithë rrjetin e furnizimit dhe degëzimet, nuk mund ta lëmë rrugën tre muaj. Siç bëjmë rëndom në Bashkinë e Tiranës, për sa kohë që kemi vetë një fabrikë asfalti, vendosëm ta anulojmë atë garë. Është anuluar që javën e kaluar, por kështu është kur nuk ke bërë ndonjëherë ndonjë punë dhe nuk i njeh rregullat e shtetit dhe për sa kohë që ajo garë është anuluar, ka hyrë ndërmarrja e bashkisë për ta mbyllur sepse na duhej një ndërhyrje e menjëhershme, duke qenë se Ujësjellësi tashmë e kishte bërë gjithë punën e vet” tha ai.

Më poshtë janë një pjesë e dokumentave që PD dorëzoi në SPAK për tenderin fiktiv të rrugës "Xhon Belushi":

[caption id="attachment_792128" align="alignnone" width="893"] Dokumenti 1, PD çon Veliajn ne SPAK[/caption]

[caption id="attachment_792129" align="alignnone" width="1058"] Dokumenti 2, PD çon Veliajn ne SPAK[/caption]

[caption id="attachment_792130" align="alignnone" width="986"] Dokumenti 3, PD çon Veliajn ne SPAK[/caption]

Të këshilluara

Goditet banda e mashtruesve në Tiranë

Policia e Shtetit ka goditur një grup kriminal të akuzuar për mashtrim më shumë se një herë në Tiranë, duke arrestuar tre persona dhe shpallur në kërkim dy të t...

14:45

Parashikimi i motit: Vijojnë reshjet e shiut

Do të vijojë nën ndikimin e motit te paqëndrueshëm territori shqiptar duke bërë që vranësirat të jenë dominate. Priten reshje dëbore në të gjithë zonën malore L...

07:52

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI