Flash

Daçiç: Për Serbinë ekzistojnë tri vija të kuqe në çështjen e Kosovës

Lapsi.al 10 January 2023
Daçiç: Për Serbinë ekzistojnë tri vija të kuqe

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, tha se “çështja e Kosovës mund të zgjidhet vetëm me kompromis”, dhe se “për Serbinë ekzistojnë tri vija të kuqe”.

Sipas tij, çdo gjë e nënshkruar duhet të zbatohet, Serbia nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe se siguria e serbëve në Kosovë duhet të garantohet.

“Nëse KFOR-i nuk dëshiron ta bëjë këtë, nëse policia e Kosovës nuk dëshiron ta bëjë, atëherë mos na çoni në atë pikë që policia dhe ushtria serbe duhet të garantojnë sigurinë dhe paqen në Kosovë. Kjo është diçka që ne nuk do ta dëshironim", tha ai.

Këto deklarata Daçiç i bëri në Budapest më 10 janar, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.

Kur flitet për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve, Serbia vazhdimisht kërkon themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur kundër një asociacioni njëetnik.

Daçiq tha se për Serbinë anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është kundërproduktiv derisa të arrihet një “zgjidhje politike”.Lidhur me këtë temë, ministri i Jashtëm hungarez tha se vendi i tij do të votojë kundër pranimit të Kosovës në këtë institucion, nëse kjo del në votim.

Szijjarto tha se beson që arritja e një marrëveshje kompromisi me Serbinë mund të rrezikohet, nëse Kosova do të pranohej paraprakisht në mekanizma evropianë. Ai shtoi se Hungaria është e interesuar për një zgjidhje paqësore përmes dialogut.

Në maj të vitit të kaluar Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ndërsa në dhjetor vendi dorëzoi kërkesën formale për anëtarësim në BE.

Komisioni Evropian pritet të analizojë gjatë këtë aplikim, pasi në BE janë pesë vende që ende nuk e njohin shtetësinë e Kosovës.

Procesi i dialogut – i cili parasheh normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë– ka nisur qysh në vitin 2011.

Ky proces pritet të dinamizohet gjatë këtij viti.

Nesër në Kosovë pritet të vijë këshilltari i lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ndërsa në Serbi ai pritet të shkojë një ditë më pas.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë në Kretë është regjistruar nga Instituti Gjeodinamik. Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ka q...

19:50

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI