Flash

Aktorja britanike kapet e dehur në timon: Ika të shpëtoja nga një treshe në shtrat

Lapsi.al 10 January 2023
Aktorja britanike kapet e dehur në timon: Ika të shpëtoja nga

Aktorja britanike Honeysuckle Weeks është arrestuar dhe ka dalë para një gjykate. Shkak është bërë ndalimi i 43-vjeçares në gjendje të dehur në timon. Megjithatë ajo habiti trupën gjykuese me justifikimin e gjestit të saj.

“Hipa në makinë e dehur për t’i shpëtuar një “tresheje” në shtrat” – tha ajo. Aktorja shpjegoi se mbrëmjen e 28 nëntorit 2022 kishte qenë e ftuar në shtëpinë e një shoqeje. Por siç shpjegoi ajo, më vonë shoqja ftoi edhe të dashurin e saj në shtëpi. Aktorja tha se kishte pasur frikë se do të detyrohej të bënte seks me të dy.

Ajo tha se u largua dhe pavarësisht se ishte e dehur kishte hipur në timonin e fuoristradës së saj të argjendtë Honda CR-V. Por vetëm 15 sekonda më pas ajo kishte goditur një makinë të parkuar. Kjo ishte vënë re nga një oficer policie jashtë detyrës. Ai e detyroi të ndalojë dhe vuri re se ajo ishte e dehur. Për shkak se nuk kishte mundësi të bënte një test alkooli në rrugë ajo u dërgua në një stacion policie. Aty testi rezultoi 2 herë më i lartë se kufiri ligjor për të hipur në makinë.

Para gjykatës së West Sussex ajo u deklarua fajtore për akuzat e ngritura. Gjykata e dënoi me heqjen e lejes së drejtimit për 20 muaj dhe 120 £ gjobë. Ajo ra dakord të bëjë një kurs ndërgjegjësimi për mosdrejtimin e makinës nën efektin e alkoolit. Kjo do ta ndihmojë të marrë patentën për 20 javë. Weeks u divorcua nga bashkëshorti në vitin 2019 pas 14 vitesh martesë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI