Flash

6 vitet e Alda Klosit në administratë/ Nga një apartament 47 m2, doli me disa shtëpi të tjera

Lapsi.al 10 January 2023
6 vitet e Alda Klosit në administratë/ Nga një apartament 47 m2,

Janë publikuar deklaratat e pasurisë së Alda Klosit që nga dita ku ajo është emëruar në administratën e lartë shtetërore në 2016, si drejtore në ministrinë e Financave.

Sipas dokumente të siguruara nga News24, atë vit zonja Klosi kishte një pasuri modeste, bashkëpronare me të shoqin Altin Klosi në një apartament prej 47m2 katrorë në Tiranë, me vlerë 2,5 milion lekë, një automjet Toyota Yaris i vlerësuar 180 mijë leke dhe disa llogari bankare me vlera të ulëta ose të papërfillshme, prej 7 eurosh apo 3,8 dollarësh.

Ndërsa i bashkëshorti kishte dhe një truall prej 1000 m2 katrore në periferi të Tiranës me vlerë 9 milion lekë, ku përfshihet dhe një ndërtim prej rreth 90 m2.

Lexo më tej: Enigma/ Të kujt janë 300 mijë eurot “pa pronar” që rrëmbeu pastruesja Robin Hud-e 

Një vit më pas Alda dhe Altin Klosi blenë një apartament në Tiranë prej 72 metrash katrorë me vlerë rreth 32 mijë euro, financuar pjesërisht nga një kredi prej 2 milion lekësh, 950 mjië lekë të tjera I kanë marrë borxh dhe nga një garanci financiare të një prone me qira.

Në vitet e tjera pasuria e Alda Klosit nuk ka pësuar ndryshime të mëdha. Por në 2021 Alda Klosi tashmë e divorcuar papritur bëhet e pronare e dy apartamenteve banimi në Lezhe, me vlerë gati 8 milion lekë që të dy.

Po në këtë vit Alda Klosi shlyen kredinë e marrë në 2017 për blerjen e apartamentit në Tiranë, dhe bëhet pronare me te drejta të plota.

Kurse ne vitin e fundit 2022 Alda Klosi deklaron se ka përfituar tre pasuri si trashëgimi ligjore nga familja. Por teksa ka deklaruar pronat e marra nga trashëgimia, ajo nuk ka bërë asnjë deklaratë për të paktën 120 mijë eurot e vjedhura në shtëpi. Megjithëse thotë se shuma e vjedhur është për kurimin e xhaxhait, ajo kishte si detyrim ligjor ta raportonte si gjendje cash në shtëpi.

Të këshilluara

Goditet banda e mashtruesve në Tiranë

Policia e Shtetit ka goditur një grup kriminal të akuzuar për mashtrim më shumë se një herë në Tiranë, duke arrestuar tre persona dhe shpallur në kërkim dy të t...

14:45

Parashikimi i motit: Vijojnë reshjet e shiut

Do të vijojë nën ndikimin e motit te paqëndrueshëm territori shqiptar duke bërë që vranësirat të jenë dominate. Priten reshje dëbore në të gjithë zonën malore L...

07:52

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI