Flash

Vodhën banesat e zyrtarëve, nënë e bir dalin para gjykatës

Lapsi.al 9 January 2023
Vodhën banesat e zyrtarëve, nënë e bir dalin para

Nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi, kanë dalë ditën e sotme para gjykatës. Ata akuzohen për vjedhjen e shumave të mëdha në disa banesa. 49-vjeçarja, e cila ishte punësuar si pastruese në këto banesa, së bashkë me djalin e saj, Havierin, kanë marrë në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi 120 mijë euro dhe shuma të tjera në banesa të ndryshme.

Havier Dobi, reklamonte në rrjetet sociale jetën e tij të luksit, duke treguar para kesh, makina, varëse floriri e rroba të shtrenjta. Megjithatë në rrethin e tij miqësor ai shprehej se makinat i kishte marrë me qira.

   

Çfarë kanë bërë nënë e bir?

Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në “Rrugën e Kosovarëve”. Në bashkëpunim me djalin e saj, Havier Dobin 23-vjeç, klientët edhe i grabiste. Personi që e denoncoi ishte Alda Klosi. Klosi është ish-zyrtare në kabinetin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, e cila pretendon se Dobi i kishte vjedhur 120 mijë euro. Pastruesja, sipas raportimeve të deritanishme, kishte hyrë në banesë me çelësin që i kishte lënë Klosi për ta pastruar dhe kishte vjedhur para në interval të ndryshme kohore. Ditën e fundit kishte hapur derën me forcë dhe kishte bërë rrëmujë për të inskenuar një grabitje.

Ish-zyrtarja thotë se paratë i kishte ruajtur për të kuruar xhaxhain e saj. Ai ishte me kancer dhe të shtruar në një spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por edhe për të ka nisur një hetim për të zbuluar nëse thotë të vërtetën e nëse mund të justifikojë burimin e parave që i janë gjetur në shtëpi. Por Klosi nuk është "viktima" e vetme. Nënë e bir akuzohen edhe nga 4 persona të tjerë se i kanë vjedhur. Pas shumës së 120 mijë eurove, në shtëpinë Dobi, në tubin e aspiratorit janë gjetur edhe mbi 400 mijë euro të tjera.

Të këshilluara

Ndihen lëkundje tërmeti në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 3.6 Rihter ka ‘shkundur’ qytetin e Vlorës. Lëkundjet janë ndjerë në orët e para të mëngjesit: 02: 50. Tërmeti kishte një thellësi 22 km ...

08:24

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI