Flash

Veliaj kapet me preshë në duar/ Anullon tenderin e manipuluar

Lapsi.al 9 January 2023
Veliaj kapet me preshë në duar/ Anullon tenderin e manipuluar

Kryebashkiaku i Tiranës ka anulluar sot një tender për regullimin e rrugës Xhon Belushi, për të cilin u akuzua nga PD se planifikonte të grabiste 400 mijë euro, duke shpallur një kompani fituese fiktive, por duke i kryer punimet me mjetet dhe fuqinë punëtore të bashkisë. Ky tender që ishte hapur që në 9 dhjetor, prezumohej të mbyllej sot në 9 janar, në ora 10 00.

Por, të premten në mbrëmje deputeti Belind Këlliçi dhe rivali i tij për Tiranën, denoncoi nga e njëjta rrugë se aty po punohej, ndërkohë që gara për kompanitë që do bënin rrugën ishte ende e hapur. Këlliçi tha se një gjë e tillë po bëhej për të financuar në mënyrë okulte fushatën elektorale të 14 majit, duke aluduar se në ditët e ardhshme do të shpallej një kompani fituese e cila do të merrte vetëm paratë, pasi puna do të bëhej me para publike.

Lexo me tej:

Skandali/ Zbulohet tenderi elektoral 400 milionësh i Erion Veliajt 

Këtë të hënë, pasi mori lajmin se tenderi qe anulluar, kandidati i PD-së për Tiranën deklaroi: “Anullohet tenderi fiktiv për Rr. "Xhon Belushi". Kur bëhemi bashkë tërhiqet bashkia. Kur bëhemi bashkë parandalojmë vjedhjen e taksave tona”.

Ndërkohë i kapur me presh në duar Erion Veliaj pretendoi në një prononcim për TV që shtiret si opozitar, Nevs 24, se, anullimi ishte bërë me kohë. “Kur ne shohim që procedura zgjat përtej arsyes, sidomos në ato rrugë ku Ujësjellësi sapo ka mbaruar të gjithë rrjetin e furnizimit dhe degëzimet, nuk mund ta lëmë rrugën tre muaj. Siç bëjmë rëndom në Bashkinë e Tiranës, për sa kohë që kemi vetë një fabrikë asfalti, vendosëm ta anulojmë atë garë. Është anuluar që javën e kaluar, por kështu është kur nuk ke bërë ndonjëherë ndonjë punë dhe nuk i njeh rregullat e shtetit dhe për sa kohë që ajo garë është anuluar, ka hyrë ndërmarrja e bashkisë për ta mbyllur sepse na duhej një ndërhyrje e menjëhershme, duke qenë se Ujësjellësi tashmë e kishte bërë gjithë punën e vet” u justifikua ai.

Por duket se e vërteta është krejt tjetër. Duke parë se sa larg qëndrojnë pretendimet e palëve, Lapsi.al është përpjekur ta gjurmojë vetë të vërtetën. Në kemi parë me sytë tanë se në faqen e APP, ku ishte shpallur tenderi për rrugën Xhon Belushi, ai qëndronte me statusin. “I pa pezulluar”. Kjo vërtetohet lehtë se ai kështu ka qenë i botuar në faqen tonë edhe në shkrimin që gjendet tek linku siper, që është botuar që në mbrëmjen e së shtunës (pra jo një javë më parë siç pretendon Veliaj). Por sot paradite tek e njejta faqe e Agjensisë Prokurimit Publik doli njoftimi se tenderi qe anulluar me motivimin krejt të ndryshëm nga ai që dha kryebashkiaku për mediat: "Rrethana të paparashikuara dhe paaftësi për të paguar".

Faksimilja majtas faqja e Agjensisë Prokurimit Publik tw premten pas denoncimit tw Kwlliçit, kur tenderi rezultonte ende i pa pezulluar dhe djathtas sot kur doli njoftimi se tenderi qe anulluar me motivimin:"Rrethana të paparashikuara dhe paaftësi për të paguar"

Pra thjeshtë, pasi u kap në tentativë manipulimi me fondet publike Veliaj vendosi ta anullojë tenderin. Në kohën që ai kishte filluar punimet, madje edhe pasi Belind Këlliçi denoncoi skandalin, gara rezultonte ende e hapur në faqen e APP.

Anullimi i sotëm dhe alibitë e kryebashkiakut se ai vendosi ta asfaltojë rrugën Xhon Belushi me mjetet e bashkisë, nuk bindin dot se me fondet e këtij investimi nuk ishte planifikuar një grabitje apo një spekullim për të financuar fushatën.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI