Flash

Të dehur dhe pa leje drejtimi/ 21 qytetarë të arrestuar dhe nën hetim

Lapsi.al 9 January 2023
Të dehur dhe pa leje drejtimi/ 21 qytetarë të arrestuar dhe

21 qytetarë janë arrestuar dhe vënë nën hetim për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa patentë. Sipas Policisë Rrugore të Tiranës, 52 leje drejtimi janë pezulluar. Kjo ka ardhur për shkak se drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

“Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet. 21 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. 52 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor”, sipas njoftimit të Policisë Rrugore të Tiranës.

Të këshilluara

Ndihen lëkundje tërmeti në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 3.6 Rihter ka ‘shkundur’ qytetin e Vlorës. Lëkundjet janë ndjerë në orët e para të mëngjesit: 02: 50. Tërmeti kishte një thellësi 22 km ...

08:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI