Flash

Papa dënon Iranin për përdorimin e dënimit me vdekje

Lapsi.al 9 January 2023
Papa dënon Iranin për përdorimin e dënimit me vdekje

Papa Françesku kritikoi të hënën Iranin për përdorimin e dënimit me vdekje kundër demonstruesve. Dënimi u dha ndaj tubuesve që kërkonin respektim më të madh për të drejtat e grave.

Vërejtjet e Papës u bën në fjalimin e tij vjetor para diplomatëve të akredituar në Vatikan. Ato ishin më të fortat e tij që nga fillimi i protestave mbarëkombëtare në Iran. Tubimet nisën pas vdekjes shtatorin e kaluar të gruas kurdo-iraniane, 22-vjeçares, Mahsa Amini, në një qendër paraburgimi nga policia.

Në fjalët e tij, Françesku e lidhi kundërshtimin e Vatikanit ndaj abortit me kundërshtimin e tij ndaj dënimit me vdekje. Ai tha se të dyja janë shkelje e të drejtës themelore për jetë.

“E drejta për jetë kërcënohet gjithashtu në ato vende ku vazhdon të shqiptohet dënimi me vdekje, siç është rasti në këto ditë në Iran, pas demonstratave të fundit që kërkonin respekt më të madh për dinjitetin e grave”, tha Françesku.

“Dënimi me vdekje nuk mund të përdoret për një drejtësi shtetërore të supozuar. Ai nuk përbën një pengesë dhe as nuk jep drejtësi për viktimat. Vetëm nxit etjen për hakmarrje”, deklaroi ai.

Këto deklarime shënuan komentet e tij të para publike në lidhje me protestat që shpërthyen në Iran në mes të shtatorit të vitit të kaluar për vdekjen e Mahsa Amini.

Gruaja 22-vjeçare vdiq pasi u arrestua nga policia morale e Iranit. Ajo dyshohej se kishte shkelur kodin e rreptë të veshjes së Republikës Islamike.

Gratë kanë luajtur një rol udhëheqës në protesta, ku shumë prej tyre kanë hequr publikisht shaminë e detyrueshme islame, të njohur si hixhab.

Të paktën katër persona janë ekzekutuar që nga fillimi i demonstratave, pas gjykimeve të kritikuara ndërkombëtarisht, të shpejta dhe me dyer të mbyllura./REL 

Të këshilluara

Një Bibël 400 vjeçare vendoset në ankand

Një Bibël 400-vjeçare, u dërgua në “New World, dhe do të vendoset në ankand në Belfast. Kopja e Biblës së Gjenevës vlerësohet midis 5,000 dhe 10,000 £ nga Bl...

10:35

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI