Flash

Kosto e jetesës/ Tirana dhe Beogradi më të shtrenjtat në rajon

Lapsi.al 9 January 2023
Kosto e jetesës/ Tirana dhe Beogradi më të shtrenjtat në

Jetesa kudo po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë, teksa pothuajse gjithçka është shtrenjtuar, që nga karburanti, ushqimet, restorantet e shërbimet e tjera. Numbeo, database më e madhe e të dhënave të kostove në botë, ka publikuar indeksin për vitin 2023.

Indeksi i kostos së jetesës (pa qiranë) është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë sendet ushqimore, restorantet, transportin dhe shërbimet komunale. Indeksi i kostos së jetesës nuk përfshin shpenzimet e akomodimit si qiraja ose hipoteka.

Ky indeks llogaritet në raport me qytetin e Nju Jorkut (NYC). Që do të thotë se për qytetin e Nju Jorkut, çdo indeks duhet të jetë 100(%).

Nëse një qytet ka një Indeks të Kostos së Jetesës prej 120, kjo do të thotë se Numbeo ka vlerësuar se është 20% më i shtrenjtë se Nju Jorku (duke përjashtuar qiranë).

Qytetetet më të shrenjta në Europë janë në Zvicër. Baseli kryeson renditjen me indeksin prej 127% (27% më i shtrenjtë se mesatarja e Nju Jorkut), e ndjekur nga Zyrihu (120.8), Lozana (119.7), Zug dhe Bern, po në Zvicër.

Të shtrenjta janë dhe qytetet e vendeve nordike, ku rekordin e mbajnë ato norvegjeze, si Oslo, Stavanger, Bergen, duke vijuar me Islandën, Danimarkën.

Në Francë, qyteti më i shtrenjtë është Nice, por që gjithsesi është më i lirë sesa Nju Jorku (77). Për Parisin treguesi është 76.1.

Në Itali, më e shtrenjta është Milano (73.6), e ndjekur nga Firence (66.7), Bolonja (66.2), Roma (66.1).

Greqia është ndër më të lirat e Europës Perëndimore. Për Athinën, indeksi është 59.8 dhe për Selanikun 55.8.

Tirana dhe Beogradi më të shtrenjtat në rajon, më e lira Prishtina

Në kryeqytetet e rajonit, kosto e jetesës është mesatarisht më pak sesa 50% e asaj të Nju Jorkut.

Por, brenda rajonit, më i shtrenjti është Beogradi, me 42.4% të mesatares së Nju Jorkut.

Edhe Tirana nuk është më e lirë, për standardet e rajonit, duke u renditur pas Beogradit, me 41%. Në krahasim me vitin e mëparshëm, kur indeksi ishte 38.7 për kryeqytetin shqiptar, Tirana rezulton se është bërë më e shtrenjtë.

Për Podgoricën, indeksi është më i lirë se në kryeqytetin shqiptar, në 38.2, ndërsa Budva, një zonë bregdetare e ka treguesin 41.6 (pak më të lartë sesa Tirana).

Më e lira në rajon është Shkupi -Maqedonia e Veriut (36.8), ndërsa dhe Sarajeva e Bosnjë Hercegovinës ka çmime të favorshme (38.6).

Më i liri në rajon dhe ndër më të lirët në Europë është Prishtina (29.9).

Në Europë tre qytetet më të lira, që renditen vetëm pas Prishtinës janë në Ukrainë: Odessa (Odesa), Lviv, Kharkiv.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI