Flash

Konsumi në bare-restorante vijon rënien/ Jahja: Dhjetori më i dobëti në 10 vitet e fundit

Lapsi.al 9 January 2023
Konsumi në bare-restorante vijon rënien/ Jahja: Dhjetori më i

Muaji dhjetor i vitit që lamë pas shënoi rënie konsumi 20 deri 30%. Kjo shifër vjen krahasuar me vitin parardhës te baret dhe restorantet. Te këto struktura rënie të konsumit pati edhe ditët e festave. Kjo vijoi edhe në ditët e para të muajit janar 2023.

Enri Jahja nga shoqata e Bareve dhe Restoranteve tha për “Monitor” se konsumi i muajit dhjetor 2022 ka qenë ndër më të dobëtit në 10 vitet e fundit. Arsyet kryesore të tkurrjes së konsumit, sipas tij janë rënia e fuqisë blerëse nga emigracioni i popullatës.

“Shumë kryeqytetas festat e fundvitit i kaluan në zonën e Korçës. Arsyeja ishte për të paguar më pak se në restorantet e Tiranës. Edhe ata që nuk u larguan nga kryeqyteti u mjaftuan me konsum bazik. Konsumi pati rënie 20 deri 30% në supermarket. Për muajin dhjetor konsumi ishte me rënie 20 deri në 30% edhe te baret dhe restorantet”, pohon ai.

Enri Jahja nënvizon se edhe ditët e para të janar 2023 nisën më rënie të konsumit. “Konsumi do të vijojë të jetë me tkurrje deri në zgjedhjet e ardhshme vendore, ku injektimi i parave për zgjedhje do të japë shenjat e para të rigjallërimit të konsumit”, shtoi ai.

Për këtë vit shoqata e Bareve dhe Restoranteve ka paralajmëruar rritje të çmimeve që do të jetë deri 20% më shumë se 2022. Shtrenjtimet do të ndikohen nga mungesa e fuqisë punëtore. Përballë presionit të largimit në emigracion të punëtorisë bizneset e shërbimeve kanë qënë të detyruar të rrisin rrogat. Ndërsa kostot e shtuara nga shtrenjtimi i produkteve ushqimore dhe lëndëve të tjera që ofrohen në bare dhe restorante do të lokalizohen te konsumatori, ndryshe nga sa ndodhi në 2022 ku kostot e shtuara u amortizuan nga fitimet e bizneseve.

Shtrenjtimi i çmimeve pritet të japë efekte rënëse sërish te konsumi.Në 2022 sektori vuajti edhe rënien e konsumit në restorante, ku sipas z. Jahja faktorët kryesorë ishin pasiguria e krijuar nga rritja e çmimeve dhe mungesa e qarkullimit të parasë në ekonomi.

Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës.

Të këshilluara

Ndihen lëkundje tërmeti në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 3.6 Rihter ka ‘shkundur’ qytetin e Vlorës. Lëkundjet janë ndjerë në orët e para të mëngjesit: 02: 50. Tërmeti kishte një thellësi 22 km ...

08:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI