Flash

Harry flet për ndarjen nga jeta të Princeshë Dianas: Kam dyshime

Lapsi.al 9 January 2023
Harry flet për ndarjen nga jeta të Princeshë Dianas: Kam dyshime

Princi Harry ka deklaruar se ka ende pyetje në lidhje me vdekjen tragjike të nënës së tij, Princeshës Diana.

Harry e bëri zbulimin gjatë intervistës së tij të parë televizive pas publikimit të pjesëve  nga libri i  tij “Spare”. "Ka shumë gjëra që janë të pashpjegueshme," i tha ai Tom Bradby ndërsa diskutonte ndarjen e Diana-s nga jeta. Ai gjithashtu kujtoi se kishte parë fotot e tmerrshme nga vendi i ngjarjes në përpjekje për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

Princi i tha Bradby-t se ai vazhdimisht ka frikë se dicka e tillë do të ndodh me gruan e tij, Meghan. Frika bëri që  cifti të largoheshin përfundimisht si anëtarë të lartë të familjes mbretërore. Ata u zhvendosën nga MB në Kaliforni në vitin 2020.

Mes grindjeve të tyre të vazhdueshme me familjen mbretërore, Harry shtoi në intervistën e re se shpreson t'i rregullojë gjërat një ditë. Sidommosme babanë e tij, Mbretin Charles III dhe vëllain e tij, Princin William. "Unë dua pajtim. Por së pari duhet të ketë përgjegjësi," tha ai, duke pretenduar se i ishte thënë nga disa anëtarë të familjes mbretërore se  ishte "delirantë dhe paranojak".

Intervista është e para nga një seri paraqitjesh  që Harry do të bëjë përpara daljes së "Spare". Ai do të flasë me Anderson Cooper për "60 Minutes". Më pas me prezantuesin e "Good Morning America" ; Michael Strahan të hënën dhe Stephen Colbert në "Late Show" në CBS./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2023/01/06/william-reagon-ndaj-akuzave-per-sulm-te-harry/

Të këshilluara

Kylie Jenner i jep fund lidhjes me reperin

Kylie Jenner thuhet se është ndarë nga Travis Scott më pak se një vit pasi mirëpritën djalin e tyre në shkurt të vitit të kaluar. Burime të afërta treguan për '...

13:56

Konfirmohet sezoni i dytë " Wednesday"

Wednesday do të kthehet në Netflix me një sezon të dytë, konfirmoi zyrtarisht transmetuesi më 6 janar. Lajmi vjen më shumë se një muaj pasi seriali me Jenna Ort...

10:45

Jessie J, nënë për herë të parë

Jessie J është në pritje të një fëmije, një vit pasi pësoi tragjikisht një abort. Artisja zbuloi lajmin në Instagram përmes një video me barkun e rrumbullako...

09:57

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI