Flash

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur e përplasi qytetarin, arrestohet 66-vjeçari

Lapsi.al 9 January 2023
Drejtonte automjetin në gjendje të dehur e përplasi qytetarin,

Ditën e sotme është vënë në pranga qytetari me iniciale A.D 66-vjeç banues në Maliq. Sipas policisë së Korçës qytetari drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Për pasoje ka përplasur qytetarin R.Z., 58-vjeç. Ai ndodhet në spitalin e Korçës ku po merr shërbimin mjekësor.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin AD., 66 vjeç, banues në Maliq, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin R. Z., 58 vjeç, banues në Libonik, Maliq, që lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Nga kryerja e testit të alkoolit, shtetasi A. D. rezultoi në gjendje të dehur.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI