Flash

Spartak Dobi: Gruaja ime punonte edhe për zyrtarë të tjerë!

Lapsi.al 9 January 2023
Spartak Dobi: Gruaja ime punonte edhe për zyrtarë të tjerë!

Spartak Dobi, bashkëshorti i pastrueses së cilës iu gjetën mbi 400 mijë euro në tubin e aspirimit thotë se gruaja e tij, Rozeta Dobi ka punuar për zyrtarë të tjerë përveç Alda Klosit.

“Po ka punuar te të gjithë zyrtarët. E merrnin se ishte pastruese e mirë. Nuk e di si e ka bërë, se ajo s’ka vjedh ndonjeherë. Hera e parë dhe e fundit se tani s’ka ku të vjedhë më” tha Spartak Dobi.

Por në intervistën që dha për News24, Spartak Dobi tha se historia nuk është ashtu siç deklarohet, duke lënë të kuptohet se gruaja e tij nuk i kishte vjedhur paratë, por i mbante për dikë tjetër.

“Gjithmonë i dobëti e ha, ai që ka paret, del” tha Spartak Dobi.

https://lapsi.al/2023/01/08/historia-e-plote-si-i-vodhi-pastruesja-eurot-ne-shtepine-e-zyrtares-se-kryeministrise/

Të këshilluara

Aksidenti që la pa drita Dajçin

Një furgon është përplasur me një shtyllë tensioni pranë Dajçit, duke e lënë këtë zona pa energji elektrike. Nga aksidenti nuk dihet nëse ka persona të lëndu...

19:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI