Flash

Celine Dion përjashtohet nga lista e këngëtarëve të Rolling Stone

Lapsi.al 9 January 2023
Celine Dion përjashtohet nga lista e këngëtarëve të

Celine Dion është përjashtuar nga lista e 200 këngëtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave të Rolling Stone.

E publikuar në ditën e Vitit të Ri, lista varion nga Aretha Franklin te Rosalía dhe artistë të tjerë të njohur. Por disa në mediat sociale po bëjnë thirrje për atë që ata e konsiderojnë si një gabim të Titanikut - mungesën e Dion në listë.

“Me gjithë respektin, të mos përfshish Celine Dion, padyshim teknikja më e mirë vokale e të gjitha kohërave, në këtë listë është tradhti," shkroi në Twitter producenti Jamie Lambert. Gjithashtu pati ankesa edhe për mungesën në listë të emrave si; Dionne Warwick, Diana Ross dhe Sting.

"Para se të filloni  të komentoni, mbani në mend se kjo është lista e këngëtarëve më të mëdhenj. Nuk është lista e zërave më të mëdhenj," vihet re në artikull. “Talenti është mbresëlënës; gjenialiteti është i jashtëzakonshëm.”

Dion së fundmi njoftoi se do të shtyjë disa data të turneut në Evropë. Lajmi vjen pasi u diagnostikua me një çrregullim neurologjik që nuk e lejon atë "të këndojë ashtu siç jam mësuar". Gjendja që  ka, sindroma e personit të ngurtë, është "një sindromë e rrallë, progresive. Ajo prek sistemin nervor, veçanërisht trurin dhe palcën kurrizore", sipas Institutit Kombëtar të Çrregullimeve Neurologjike./Lapsi.al

Marrë nga: CNN

Të këshilluara

Princ Harry flet për Camilla-n: Njeri i keq

Princ Harry shprehu së fundmi përbuzjen për njerkën e tij në intervistën  "60 Minutes". Duka i Sussex-it e përshkroi Queen Consort Camilla si "të keqe " në m...

14:45

Kylie Jenner i jep fund lidhjes me reperin

Kylie Jenner thuhet se është ndarë nga Travis Scott më pak se një vit pasi mirëpritën djalin e tyre në shkurt të vitit të kaluar. Burime të afërta treguan për '...

13:56

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI