Flash

Akuza e fortë nga PD: U vodh edhe shtëpia e Elisa Spiropalit!

Lapsi.al 9 January 2023
Akuza e fortë nga PD: U vodh edhe shtëpia e Elisa Spiropalit!

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë se edhe Elisa Spiropali, Ministre për Parlamentin ka rënë pre e vjedhjes së shtëpisë së saj, por nuk e ka denoncuar atë. Mesazhi i Palokës në Facebook vjen pas zbulimit të pastrueses Rozeta Dobi e cila kishte qindra mijëra euro të vjedhura në shtëpiënë e saj, duke qenë e njohur si pastruese e shtëpive të zyrtarëve të lartë shtetërorë.

"Elisa u tregua me e zgjuar; kur vodhen ne shtepine e saj disa vite me pare (per koncidence ishte po janar), e mbajti pothuajse te fshehte. “Pothuajse” …se edhe miqte e ngushte tregojne nje dite…! Tregojne Elisa…" shkruan Paloka në rrjetet sociale.

Thashethemet për vjedhjen e njërit apo tjetrit ministër qarkullojnë prej vitesh, megjithatë paratë në shtëpinë e Rozeta Dobit janë e vetmja provë për një "pastrim" të parave të pista në shtëpitë e zyrtarëve të lartë.

https://lapsi.al/2023/01/08/historia-e-plote-si-i-vodhi-pastruesja-eurot-ne-shtepine-e-zyrtares-se-kryeministrise/

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI