Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

VOA: Si u mbajt protesta e serbëve për plagøsjet në Kosovë

Lapsi.al 8 January 2023
VOA: Si u mbajt protesta e serbëve për plagøsjet në

Grupe qytetarësh serbë u hodhën në protestë të dielën në komunën e Shtërpcës në Kosovë. Protesta vjen dy ditë pasi dy të rinj të këtij komuniteti u plagøsën në një incident në rrethana ende të pasqaruara.

Një 33 vjeçar i përkatësisë kombëtare shqiptare u arrestua në lidhje më incidentin. Një gjykatë në Ferizaj i caktoi atij të dielen masën e paraburgimit prej një muaji.

Inicdenti ndodhi të premten në fshatin Drajkovc të komunës së Shtërpcës. Aty, sot në mesditë, grupe qytetarësh serbë protestuan kundër siç u tha “shtypjes së vazhdueshme të serbëve të Kosovës”.

Kryetari i komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiç, tha se komuniteti serb në Kosovë po kalon ditë të vështira.

“Sot në ditën e dytë të festës së Krishtlindjes, në vend të kremtojmë si tradicionalisht, ne po ngrejmë zërin nëpërmjet protestës kundër të shtënave ndaj të rinjëve serbë. Përse? Vetëm se janë serbë, vetëm përse po kremtonin Krishtlindjen. Rezultati i politikës së qeverisë aktuale në Prishtinë e cila është përgjegjëse që individ të caktuar mund të shtinë me armë mbi fëmijët tanë”, tha ai.

Lexo më tej: Ç’po ndodh në Kosovë/ Plagosja e 2 serbëve tensionon situatën 

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, tha se serbët nuk duhet të dorëzohen ndaj, siç u shpreh “regjimit diktatorial”, të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Lista Serbe është subjekti më i madh politik i serbëve në Kosovë.

“Lufta jonë me mjete paqësore dhe demokratike është arma më e fortë me të cilën ne mund t’i kundërvihemi regjimit antiserb dhe diktatorial të Albin Kurtit. Më besoni se nëse jemi të bashkuar gjithsesi që do të fitojmë. Kjo është zgjidhja dhe neve na duhet të mbijetojmë e të qëndrojmë sikur të parët tanë në kohë shumë më të vështira. Për këtë e kemi mbështetjen nga shteti ynë Serbia dhe nga presidenti ynë Aleksandar Vuçiç”, tha ai.

Policia tha se protesta kaloi e qetë.

Plagosja e të rinjve, të moshës 11 dhe 21 vjeçare, nxiti reagime të shumta të udhëheqësve të institucioneve vendase e ndërkombëtare.

Incidenti u dënua ashpër nga përfaqësuesit e Beogradit. Ngjarja ndodhi sapo u vendos liria e lëvizjes në komunat veriorë të Kosovës të banuara me shumicë serbe. Aty për rreth tri javë rrugët u mbajtën të bllokuara nga serbë që protestuan ndaj arrestimit të një ish-polici serb. Ky i fundit u arrestua nën dyshimet për sulm ndaj autoriteteve të Kosovës.

Bllokadat u hoqën pasi ish polici u lirua nga paraburgimi dhe u vendos në arrest shtëpie. /VOA

Lexo më tej: Kosovë/ Plagøsja e serbëve, 1 muaj paraburgim për të dyshuarin 

Të këshilluara

Aksidenti që la pa drita Dajçin

Një furgon është përplasur me një shtyllë tensioni pranë Dajçit, duke e lënë këtë zona pa energji elektrike. Nga aksidenti nuk dihet nëse ka persona të lëndu...

19:00

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43