Flash

VIDEO/ Grabisnin biznese të vogla në Durrës, vihen në pranga 2 të rinj

Lapsi.al 8 January 2023
VIDEO/ Grabisnin biznese të vogla në Durrës, vihen në pranga

Dy të rinj kanë rënë në pranga për grabitjen e një dyqani ushqimor në Durrës vetëm dy ditë më parë. Në pranga kanë rënë Orges Mona, 34 vjeç dhe Erlind Shehaj, 35 vjeç, të cilët kanë kërcënuar me kallashnikov pronaren e dyqanit dhe i kanë marrë xhiron ditore prej 15 mijë lekësh.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti dhe veshjet që përdorën këta persona, gjatë kryerjes së vjedhjes, si dhe 3 aparate celularë. Operacioni policor ishte koduar "Step by step". Nga veprimet hetimore është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i autorësisë edhe për dy vjedhje të ndodhura më parë, të kryera nga këta dy të rinj.

Më datë 19.11.2022, në Arapaj, Durrës, Mona dhe Shehaj dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin e shtetases E. S. një shumë parash. Po ashtu, me datë 27.12.2022, në lagjen nr. 6, në Durrës, dyshohet se kanë vjedhur sende me vlerë në banesën e shtetasit B. H.

Të dy shtetasit e arrestuar kanë qenë të dënuar edhe më parë për vjedhje dhe për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI