Flash

Shakira, e shkatërruar nga tradhëtia e Gerard Pique

Lapsi.al 8 January 2023
Shakira, e shkatërruar nga tradhëtia e Gerard Pique

Shakira thuhet se është "shkatërruar" pasi fansat e saj  vunë re të dashurën e re të Gerard Pique, Clara Chia Marti, në një intervistë online që ai bëri nga shtëpia në vitin 2021.

Ajo u zhvillua në shtëpinë që ai ndante me Shakirën. Ata supozohej se ishin "të lumtur bashkë" në atë kohë. Një burim tregoi se këngëtarja e "Hips Don't Lie" është "shkatërruar kur mësoi se kjo grua ishte në shtëpinë që ndanin me fëmijët e tyre".

Shakira ishte larg duke udhëtuar me fëmijët e tyre kur ai zhvilloi intervistën, por “ata ishin ende bashkë në atë kohë. Është shkatërruese për të të mësojë se kjo aferë kishte vazhduar  shumë më gjatë sesa e imagjinonte ajo”, shtoi burimi.

Pique dhe Shakira njoftuan ndarjen e tyre vitin e kaluar pas 11 vitesh së bashku. Shakira e përshkroi ndarjen si "tepër të vështirë" në një intervistë për  Elle të tetorit 2022. “Është e vështirë të flasësh për këtë. Jam në sy të publikut. Ndarja jonë nuk është si një ndarje e rregullt,” tha ajo. Në ditën e Vitit të Ri, ajo shkroi në anglisht dhe spanjisht; “Edhe nëse dikush na ka tradhtuar, ne duhet të vazhdojmë t'u besojmë të tjerëve."/Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/12/15/gerard-pique-ende-i-dashuruar-me-shakira-n/

Të këshilluara

Kylie Jenner i jep fund lidhjes me reperin

Kylie Jenner thuhet se është ndarë nga Travis Scott më pak se një vit pasi mirëpritën djalin e tyre në shkurt të vitit të kaluar. Burime të afërta treguan për '...

13:56

Konfirmohet sezoni i dytë " Wednesday"

Wednesday do të kthehet në Netflix me një sezon të dytë, konfirmoi zyrtarisht transmetuesi më 6 janar. Lajmi vjen më shumë se një muaj pasi seriali me Jenna Ort...

10:45

Jessie J, nënë për herë të parë

Jessie J është në pritje të një fëmije, një vit pasi pësoi tragjikisht një abort. Artisja zbuloi lajmin në Instagram përmes një video me barkun e rrumbullako...

09:57

Incident në videoklipin e French Montana

Të shtënat në setin e videoklipit të ardhshëm nga reperët French Montana dhe Rob49 lanë shumë të plagosur të enjten. Departamenti i Policisë së Miami Gardens...

17:18

Grabitet shtëpia e Billie Eilish

Një i dyshuar është arrestuar pasi dyshohet se kishte vjedhur shtëpinë e familjes së këngëtares Billie Eilish. Oficerët e LAPD iu përgjigjën një telefonate nga ...

14:56

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI