Flash

Princ Harry flet për ndarjen nga jeta të Princeshë Diana-s

Lapsi.al 8 January 2023
Princ Harry flet për ndarjen nga jeta të Princeshë Diana-s

Princ Harry po hedh më shumë dritë se si mësoi ndarjen nga jeta të nënës së tij, Princeshë Diana-s.

Në një fragment nga kujtimet e tij të ardhshme, Spare, Duka i Sussex zbulon se Mbreti Charles III ia dha lajmin atij dhe vëllait të tij  William, ndërsa ata ishin në Balmoral në Skoci. Princesha Diana - së bashku me të dashurin e saj, Dodi Fayed, dhe shoferin e tyre - vdiqën në një aksident automobilistik në Paris në 1997. Ajo ishte 36 vjeç.

Harry, në atë kohë vetëm 12 vjeç, zbulon se Charles i tha se nëna e tij pësoi lëndime në kokë dhe  nuk do të mbijetonte.  Harry thotë se Charles iu drejtua atij si "djali im i dashur", por nuk e përqafoi atë.

"Ajo që mbaj mend me qartësi mahnitëse është se nuk qava. As një lot. Babai im nuk më përqafoi," shkruan ai në libër. Harry bëri një mori zbulimesh  përpara publikimit javën e ardhshme.  Princi kohët e fundit pretendoi se William e sulmoi fizikisht, duke e lënë atë të plagosur në shpinë. Sipas tij, situata agravoi pasi Will foli keq për Meghan Markle në 2019.

"Për sa i përket familjes mbretërore, ne nuk po dëgjojmë asgjë zyrtarisht. Ende nuk ka asnjë koment  nga Pallati Buckingham. Pasojat e autobiografisë së Harry-t, gjërat që ai tha janë duke u ndjerë qartë.  Gjendja shpirtërore në pallat është një gjendje shoku, mosbesimi.Princi William është i shkatërruar nga kjo autobiografi", u shpreh ekspertja mbretërore Katie Nicholl./Lapsi.al

Të këshilluara

Kylie Jenner i jep fund lidhjes me reperin

Kylie Jenner thuhet se është ndarë nga Travis Scott më pak se një vit pasi mirëpritën djalin e tyre në shkurt të vitit të kaluar. Burime të afërta treguan për '...

13:56

Konfirmohet sezoni i dytë " Wednesday"

Wednesday do të kthehet në Netflix me një sezon të dytë, konfirmoi zyrtarisht transmetuesi më 6 janar. Lajmi vjen më shumë se një muaj pasi seriali me Jenna Ort...

10:45

Jessie J, nënë për herë të parë

Jessie J është në pritje të një fëmije, një vit pasi pësoi tragjikisht një abort. Artisja zbuloi lajmin në Instagram përmes një video me barkun e rrumbullako...

09:57

Incident në videoklipin e French Montana

Të shtënat në setin e videoklipit të ardhshëm nga reperët French Montana dhe Rob49 lanë shumë të plagosur të enjten. Departamenti i Policisë së Miami Gardens...

17:18

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI