Flash

Ndërron jetë në burg një nga të arrestuarit e inceneratorit të Fierit

Lapsi.al 8 January 2023
Ndërron jetë në burg një nga të arrestuarit e

Ndërron jetë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, Enver Sheshi. Ai ishte një nga të arrestuarit e aferës së inceneratorëve dhe konkretisht atij të Fierit. BW raporton se 59-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e arresti kardiak.

Sheshi, administratori i kompanisë "Leli-17" sh.p.k është ndjerë keq gjatë qëndrimit të tij në burgun 313  ku po mbahet prej disa kohësh. Me marrjen e lajmit ai është dërguar me urgjencë në QSUT. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai ka ndërruar jetë në urgjencë. Aktualisht policia po vijon dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Kujtojmë se kompania e Sheshit akuzohet se merrte pagesa fiktive për inceneratorin e Fierit.  SPAK përmend se aksioneri kryesor, Klodian Zoto, në bashkëpunim me Arenc Myrtezanin pasqyruan  situacione të pavërteta në bashkëpunim me këto kopmani në vlerën e 4 milionë euro, që më pas u paguan nga Ministria e Mjedisit. /LAPSI.al

LEXO EDHE: SPAK nën presion: Po hetojmë për Agaçin, Ahmetajn, Gjiknurin dhe Naçon!

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI